Home / Aktivitete (page 4)

Aktivitete

Homazhet

Sakrifica sublime e Dëshmorëve  që ranë për liri meriton Mirënjohje, meriton Përulje, meriton Respektin e pakushtëzuar të të gjithë Beratit e më tej. #Heronjtëtanë

Read More »

Aksioni i pastrimit

Papastërtia dhe sinjalistika rrugore ishin dy nga 1260 problemet që së bashku me ekipin tonë evidentuam dhe faktuam gjatë fushatës elektorale. Janë punë të thjeshta, por që kërkojnë dedikim të vazhdueshëm dhe dashuri për qytetin   Kemi nisur aksionin e pastrimit duke filluar nga Kalaja si qendra turistike e qytetit që …

Read More »

Ceremonia e konstituimit të Këshillit të ri të Bashkisë së Beratit

Në ceremoninë e konstituimit të Këshillit të ri të Bashkisë së Beratit dhe betimit si Kryetar, një ceremoni tërësisht qytetare dhe paqësore. I privilegjuar dhe i vetëdijshëm për punën e madhe që na pret, besoj fort se përgjegjësia që kanë marrë këshilltarët ashtu edhe unë si kryetar Bashkie është e …

Read More »

Koncert festiv

Qendra Kulturore “Margarita Tutulani” promovoi sot me një koncert festiv këngën dhe vallen popullore qytetare beratase nën interpretimin e talenteve të rinj, që do të trashëgojnë dhe zhvillojnë më tej këtë vlerë të çmuar artistike të qytetit tonë. Ky koncert u moderua nga regjisori Shpetim Dyrmishi, nën drejtimin muzikor dhe …

Read More »

Projekti “Greenback 2”

U zhvillua sot takimi për prezantimin e projektit “Greenback 2”, mbi përdorimin efektiv të remitancave të emigrantëve, ku Berati është përzgjedhur si një nga bashkitë pilote. Projekti financohet nga Banka Boterore dhe ambasada e Zvicrës dhe zbatohet në bashkëpunim me Bashkinë e Beratit dhe Bankën e Shqipërisë. Në takim morën …

Read More »

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA E BINJAKËZIMIT MIDIS PRIZRENIT & BERATIT

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA E BINJAKËZIMIT MIDIS PRIZRENIT & BERATIT Me rastin e 140 – vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, me ftesë të Kryetarit të Komunës së Prizrenit, z. Mytaher Haskuka, Kryetari i Bashkisë Berat, z. Petrit Sinaj, ishte sot mysafir në ndërtesën komunale të Prizrenit (Shtëpinë e Bardhë), për të …

Read More »

GRUPI I KËNGËS QYTETARE BERATASE, KONCERT NË PRIZREN

GRUPI I KËNGËS QYTETARE BERATASE, KONCERT NË PRIZREN Me rastin e 140 – vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 19-vjetorit të pavarësisë së qytetit, grupi i këngës qytetare beratase me ftesë të Drejtorisë së Kulturës Prizren performoi dje një koncert në sheshin “Dëshmorët” të Prizrenit. Regjisor i këtij koncereti …

Read More »

AMBASADORI I TURQISË NË SHQIPËRI VIZITON BERATIN

AMBASADORI I TURQISË NË SHQIPËRI VIZITON BERATIN Kryetari i Bashkisë, z. Petrit Sinaj, priti sot në një vizitë zyrtare ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, z. Murat Ahmet Yörük. Qëllimi i vizitës ishte diskutimi mbi forcimin e lidhjeve të bashkëpunimit ndërmjet Ambasadës Turke dhe Bashkisë Berat, duke u fokusuar në tri …

Read More »

JETA SPORTIVE E NJË QYTETI

JETA SPORTIVE E NJË QYTETI Me rastin e përfundimit të vitit shkollor, Bashkia Berat, Qendra Kulturore e Fëmijëve dhe Klubi Shumësportësh, organizuan dje në sheshin “Tedor Muzaka” aktivitetin “Jeta sportive e një qyteti”. Ishte një aktivitet plot ngjyra, ritëm dhe harmoni, ku u demonstruan performanca nga të gjitha disiplinat sportive. …

Read More »

PROJEKT MBI ZHVILLIMIN E INTEGRUAR URBAN DHE TURISTIK

PROJEKT MBI ZHVILLIMIN E INTEGRUAR URBAN DHE TURISTIK Gjatë një takimi me përfaqësues të Bankës Botërore dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit u diskutua mbi paketën e ardhshme të investimeve të Projektit mbi Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik. Investimet aktuale për dy rrugët lidhëse që të çojnë në Kala do …

Read More »