Home / Trashëgimia / Gorica

Gorica

Gorica:

Ansambli i lagjes “Goricë” shpaloset në pjesën më të ulët të një lartësie kodrinore, që kurorëzohet në majë me një fortifikim të periudhës an-tike. Nga pjesa tjetër e qytetit atë e ndan lumi Osum, dhe deri vonë, mënyra e vetme e komunikimit ishte nëpër-mjet urës së Goricës. Sipas Çelebiut, në shek. XVII lagjja numëronte 200 shtëpi, ndë-sa pamjet e sotme arkitektonike të banesave, ashtu si edhe dy lagjet e tjera, u janë nën shtruar rindërtimeve të thella pas tërmetit shkatërrimtar të vitit 1851. Disa banesa dhe porta, në ballin e tyre mba-jnë pikërisht datimin e kësaj periudhe rindërtimi, pra, të gjysmës së dytë të shek. XIX.

Relievi paraqitet i ndarë në brezin e sipërm të lagjes, që, për vetë lartësinë, konfi-gurohet kryesisht me banesa të vogla dhe mesatare që shpeshherë janë mjaft të ngje-shura me njëra-tjetrën. Ndër-sa pjesa e brezit të poshtëm, pranë lumit, paraqet një tru-all ku ndërtimet kanë një vendosje pak a shumë të lirë. Në këtë zonë gjenden disa banesa të mëdha, kryesisht të tipit me çardak, që duket se u përkasin periudhave të shek. XVIII. Këto banesa ishin në pronësi të shtresave të pasura të qytetit, në dallim nga banesat e brezit të sipërm që zotëroheshin kryesisht nga shtresat e mesme qytetare. Në qendër të lagjes, vazhdi-mësinë e linjës së banesave e thyen prezenca e kishës – tip bazilike të Shën Spiridhonit.

Për vetë pozicionin që ka lagjja “Goricë”, ndryshe nga “Mangalemi”, është më pak e ndriçuar gjatë vitit nga rrezet e diellit.

 

Ura e Gorices

Ura e “Goricës” përmendet për herë të parë në shek. XVII nga udhëtari osman Evlija Çelebi, prej të cilit mësojmë se fillimisht ajo ka qenë me konstruksion prej trarësh lisi, që vendoseshin mbi këmbëza prej guri. Si një nyjë mjaft e rëndësishme lidhëse midis dy pjesëve të qytetit në shek.

XVIII (1777), sipas një shënimi nga një libër i kishës së Shën Gjergjit, ura e “Goricës” u ndërtua me konstruksion guri nga sundimtari vendas i pashallëkut të Beratit, Ahmet Kurt Pasha. Në vitin 1880 ajo u rrëzua nga vërshimet e shumta të Osumit. Ndërhyrjet e shpeshta në konstruksionin e saj, deri vonë në vitet `30 të shek XX, e kanë transformuar shumë monumentin nga ndërtimi origjinal. Por, për të parë formën origjinale me harqe dhe kurrize, na vijnë në ndihmë gravurat e vizitorëve të huaj të fillimit të shek.XIX si Stokli dhe Krokell, ku duken qartë detajet të cilat aktualisht janë tjetërsuar.Në gjendjen e sotme ura e “Goricës” përfaqëson një urë të tipit me shumë harqe, me pjesën kaluese të rrafshët në qendër dhe me pjerrësi në hyrje dhe në dalje. Gjatësia e urës arrin në 127 m dhe përbëhet nga shtatë qemerë gjysmërrethorë, me hapësirë drite nga 6.7m (i pari djath-tas), deri në 16.5 m maksimumi (i dyti djathtas). Në të gjashtë këmbët janë çelur dritare shkarkuese të mëdha dhe në pesë prej tyre, mbi to janë hapur nga dy dritare më të vogla. Nga 6 këmbët mbështetëse, 5 prej tyre janë ndërtuar me çarëse për të ndihmuar rrjedhën më të shpejtë të ujit. Përveç karakterit të saj funksional, ura e “Goricës” është mjaft e njohur edhe për festën e hedhjes së kryqit në lumin Osum, në çdo 6 janar, me rastin e festës së Ujit të Bekuar.