Home / Procedura e marrjes dhe e shqyrtimit te komenteve dhe rekomandimeve

Procedura e marrjes dhe e shqyrtimit te komenteve dhe rekomandimeve

Standartet e reagimit të Këshillit ndaj komenteve dhe rekomandimeve të publikut
1. Këshilli siguron reagim ndaj komenteve, rekomandimeve, verejtjeve të dërguara nga
publikut apo grupet e interesitpër projektaktin/ projektpolitikën e shpallur për
këshillim publik, përgjatë gjithë fazave të proçesit të këshillimit publik.
2. Në varësi të numrit të komenteve, rekomandimeve, vërejtjeve, Këshilli, nepëmjet
Sekretarit, i dërgonkonfirmimin e marrjes së tyre të gjithë dërguesve:
a. me poste elektronike (individualisht), ose
b. përgjigje kolektive (me poste elektronike apo në portalin e këshillimit të
Këshillit; nëse postohen në portal komente apo rekomandime nga palët që
kanë kontribuar, brenda 15 ditëve pune nga postimi i përgjigjes kolektive, kjo
do të konsiderohet si konfirmimi i marrjes së reagimit të Këshillit nga
kontribuesi).