Home / Publikime / Proçedurat per ndarjen e tete apartamenteve me kosto te ulet te ndertuara nga Enti Kombetar i Banesave

Proçedurat per ndarjen e tete apartamenteve me kosto te ulet te ndertuara nga Enti Kombetar i Banesave

 

Te gjithe qytetaret qe kanë aplikuar si të pastrehe pranë bashkise dhe plotesojne kushtin e te ardhurave familjare mujore , per tu strehuar ne 8 apartamentet e ndertuar nga Enti kombetar i Banesave, per vazhdimin e procedurave te metejshme, për të përfituar nga projekti i banesave me kosto të ulët duhet te dorezojne prane Bashkise Berat brenda dates 30.04.2017 , dokumentat e percaktuara ne Vendimin e Keshillit te Ministrave Nr.574, date 29.08.2012 “ Per percaktimin e dokumentacionit , qe duhet te paraqese familja , per tu strehuar sipas njerit prej programeve te strehimit dhe afateve proçedurave te miratimit nga organet e qeverisjes vendore “ , jane si me poshte :

 

1. Kerkesa per dorezim te dokumentacionit me poste , ku te citohet çdo dokument qe i bashkelidhet kerkeses si dhe adresa dhe numri i kontaktit.
2. Fotokopjen e kartes se indentitetit te aplikantit
3. Çertifikaten e gjendjes familjare te vitit 2017 .
4. Vertetim nga punedhenesi per cdo pjestar te familjes qe eshte ne marrdhenie pune , ku te percaktohet detyra qe kryhen si dhe paga neto .
5. Vertetim nga Zyra e Punes per çdo pjestar te familjes qe eshte mbi 18 vjec dhe eshte i pa pune .
6. Vertetim nga Organet Tatimore per derdhje kontributesh per çdo pjestar te familjes qe eshte i vetpunesuar ose i punesuar ne privat .
7. Vertetim nga Sigurimet Shoqerore per personat qe jane ne pension.
8. Vertetim nga Drejtoria e Sherbimit Social ne bashki per personat qe perfitojne pagese paaftesie per pune, si dhe ata qe trajtohen me ndihme ekonomike.
9. Vertetim nga Zyra e Regjistimit te Pasurive te Paluajtshme per çdo anetar te familjes , qe nuk disponon ne pronesi banese apo ndonje mjedis qe mund perdoret si i tille .
10. Vendimin e komisionit mjekesor te percaktimit te verberise dhe aftesise per pune per individet me aftesi te kufizuar ( fotokopje e noterizuar).
11. Vertetim per shlyerjen e taksave vendore te bashkise ,te paguara dhe viti 2017.

 

 

TABELA E TE ARDHURAVE NETO MINIMALE MUJORE SIPAS STRUKTURES SE APARTAMENTIT QE DO TE PERFITOJNE BANESE ME KOSTO TE ULET TE NDERTUAR NGA ENTI KOMBETAR TE BANESAVE .

2017-04-07 15.34.57
BASHKIA BERAT