Home / Ngjarje, aktivitete

Ngjarje, aktivitete

Degjesa e dyte publike ne lidhje me Planin e Permiresimit te Arsimit parashkollor

Ishim sot ne degjesen e dyte publike ne lidhje me Planin e Permiresimit te Arsimit parashkollor. Komisioni i Arsimit prane Keshillit Bashkiak Berat realizoj degjesen publike me perfaqesues te komunitetit te prinderve te Rajonit 1 dhe 2, si dhe perfaqesues te bizneseve te qytetit te cilet do te kontribuojnë ne permiresimin e Arsimit parashkollor ne Berat. Qytetaret kane mundesi te dergojne rekomandimet e tyre edhe me email ose poste brenda dates 13 Prill.
#Keshillibashkiak #Berat

 

 

 

 

 

Konsultimi publik për “Planin e përmirësimit të shërbimit të arsimit parashkollor 2024-2026”në Njësinë Administrative Roshnik

Sot Komisioni i Arsimit, Kulturës,Rinisë,Sporteve dhe Barazisë Gjinore i Këshillit të Bashkisë Berat në bashkëpunim me administratën e bashkisë realizoi konsultimin publik për “Planin e përmirësimit të shërbimit të arsimit parashkollor 2024-2026”në Njësinë Administrative Roshnik. Pjesë e konsultimit ishin komuniteti (përfshirë këtu anëtarë të grupeve vulnerable), prindër dhe anëtarë të bordeve të kopshteve dhe përfaqësues të bizneseve për të marrë mendimin e tyre mbi këtë Plan, për të evidentuar dhe forcuar kontributin e bordit të prindërve dhe komunitetit në përgjithësi në zbatimin e tyre, dhe për të parë modele të mira menaxhimi për arsimin parashkollor dhe mekanizmat për t’i bërë funksionalë ato. Rekomandimet e qytetarëve u morë dhe do të vlerësohen nga Komisioni për ti përfshirë ato në vendimarrje.
#Këshilli i Bashkisë Berat