Home / 1. Rreth nesh

1. Rreth nesh

DREJT SUKSESIT

 

Misioni

 

Të fuqizojmë dhe drejtojmë të rinjtë dhe individët në rrugëtimin e tyre drejt një karriere të sukseshme. Ne ofrojmë njohuritë, burimet dhe mbështetjen e nevojshme për të marrë vendime të informuara, për të zhvilluar aftësi thelbësore dhe për të shfrytëzuar potencialin e tyre të plotë.

 

Vizioni

 

Ne jemi mbështetja kryesore për mentorim dhe këshillim në karrierë. Nëpërmjet udhëzimeve të personalizuara, njohurive të industrisë dhe zhvillimit profesional, ne i pajisim të rinjtë dhe të rriturit me njohuritë që u nevojiten për të gjetur veten në tregun konkurrues të punës.

 

Përshkrimi I shërbimit

 

Shërbimi i Këshillimit të Karrierës vjen si  një risi në Bashkinë Berat dhe është  programuar për të ndihmuar të rinjtë dhe të rriturit të zbulojnë potencialin e tyre, për të gjetur rrugën e karrierës që përputhet me pasionet dhe aspiratat e tyre. Ne besojmë se çdo individ  meriton mundësinë për të eksploruar, ëndërruar dhe arritur qëllimet e tij të karrierës. Qëllimi ynë është të ofrojmë udhëzime, burime të ekspertëve që fuqizojnë të rinjtë të marrin mbështetje për t’u rritur profesionalisht dhe për të zhvilluar potencialet e tyre.