Monumentet e Kultit ne Berat ndahen ne Kisha, Xhami dhe Teqe. Dikur ne brendesi te Kalase kane ekzistuar mbi 30 Kisha sot gjenden te ruajtura vetem dhjete.Kishat me te hershme qe gjenden ne qytetin e Beratit jane bizantine te shekullit te XIII. Ato jane Kisha e Shen Meri Vllahernes, Kisha e Shen Mehillit dhe Kisha e Shen Triadhes. Xhamite kryesisht filluan te ndertohen ne mesin e shekullit te XV. Nder xhamite e para te ndertuara ne qytetin e Beratit jane Xhamia e Kuqe, Xhamia e Bardhe dhe Xhamia Mbret. Me vlera te shquara jane Xhamia e Beqareve dhe Teqja e Helvetive.
Kisha e Shen Mehillit
Ndërtuar në shekullin XIV.teknika Bizantine Kluazonazh i jep vlera të veçanta monumentit nga jashtë.Në gjendjen e sotme nuk ka ngelur asnjë sipërfaqje afresku, ajo është stukuar dhe e lyer me gelqere. Ikonostasi nuk është origjinal ajo është punuar në 2003-2004 dhe sipas një mbishkrimi i është dhuruar kishës.Ikonat nuk janë origjinale. Jashtë kishës pranë saj ndodhet një shpellë të cilës i dallohet apsida dhe një kamare.Ajo më pare sipërfaqja e saj ka qënë e pikturuar pasi dallohen të fragmentuara pjesë afresku në masën 95 % të degraduar. Niveli i ndërtimit është i mirë.Këtu kemi një shëmbull ku muret janë të ndërtuara me kluasonazh në tërë lartësinë e ndërtesës, ndërsa tamburi është i tëri me tulla, gjë që flet për një shqetësim për rezultatin estetik. Kisha e sh. Mëhillit duhet të jetë ndërtuar gjatë shek.XIV.
Kisha e Shen Triadhes
Ngrihet në afërsi të mureve të garnizonit dhe atyre jugore të kalasë së Beratit dhe ka një pozicion shumë të bukur panoramik. Është ndërtuar në një terren të pjerrët, drejtpërdrejt mbi shkëmbin natyral. Arkitektura i përket kishave të tipit kryq i brëndashkruar me kupolë mbi tabur të
mbështetur në dy kollona qe janë fragmente antike të ripërdorur dhe dy pilastra.
Teknika e kluasonazhit i jep vlera të veçanta monumentit nga jashtë.Piktura qe mbulon të gjithë sipërfaqen e brëndëshme të mureve është pjesërisht e dëmtuar dhe e mbuluar me shtresa gëlqereje.Eshtë realizuar nga piktorë anonimë në gjysmën e parë të shek XIV. Kisha e sh. Triadhës në Berat përbën në vetvete një monument të arrirë me tërë tiparet e arkitekturës byzantine, njëmbishkrim i cunguar në portën jugore të narteksit ruan emrin “Kir Andronik Paleolog”.
Kisha e Shen Meri Vllahernes
Kisha e Shën Mërisë së Vllahernës është më e vjetra ndër kishat që ruhen ende sot në qytetin mesjetar të Beratit. Pozicionohet në një terren të pjerrët në anën perëndimore të kalasë. Planimetria e kishës ka pësuar shumë ndërhyrje arkitekturore nga versioni origjinal i shek. XIII. Teknika Bizantine Kluazonazh .Ripikturuar në vitin 1578 nga NIKOLLA biri i ONUFRIT.Restaurimi i arkitekturës në vitin 1980“ i artit 1970-1985
Siperfaqa e përgjithshme e freskut 168.7 m2.
Siperfaqja e gjendjes ekzistuese e afreskut 126.2 m2.
Nga te cilat: 50% në gjendje të mire 30 % “ mesatare 20% Emergjente
KISHA E SHËN TODRIT- KALA, BERAT
Ndërtimi I hershëm paleokristian shek.VI .Faza e dytë shek.XI.Faza e sotme shek.XVI Pikturuar nga Onufri 1555.Sipërfaqja e freskut 13.2 m2.Në gjendje të mirë
Kisha e Shën Sofisë
Ndodhet në brendësi të rrethimit të kalasë së Beratit, përgjatë itinerarit turistik që të çon në muzeun Onufri.
Brendësia e kishës është modeste, ku nuk kemi prezencë ose gjurmë afresku. Gjithashtu, kisha është e rrethuar përqark nga një mur jo shumë i lartë që e ndan nga rrugicat dhe shtëpitë karakteristike aty pranë