Home / Plani Vendor i Veprimit për Integrimin e Pakicave Rome dhe Egjiptiane si dhe të Kthyerve nga Emigrimi dhe Azili (2022-2025)

Plani Vendor i Veprimit për Integrimin e Pakicave Rome dhe Egjiptiane si dhe të Kthyerve nga Emigrimi dhe Azili (2022-2025)

Qeverisja e mirë dhe garantimi i një zhvillimi të qëndrueshëm janë në themel të asaj çka qeverisja në
çdo nivel duhet të sigurojë për qytetarët. Kjo është veçanërisht sfiduese në nivel vendor ku
problematikat e decentralizimit dhe reformimit i janë shtuar atyre të mëhershme. Për këtë nevojitet,
ndër të tjera, një përmirësim i vazhdueshëm i menaxhimit të të gjitha burimeve vendore, forcimi i
planifikimit strategjik, forcimi i kapaciteteve administrative dhe profesionale të administratës
vendore, përmirësimi i cilësisë së shërbimeve, rritja e pjesëmarrjes qytetare në proceset vendim-
marrëse si dhe monitorimi i zbatimit të politikave dhe programeve në nivel vendor mbi bazën e
parimit të mosdiskriminimit dhe angazhimit qytetar.
Një instrument i rëndësishëm që e mundëson mirëqeverisjen në nivel vendor janë planet vendore të
zhvillimit. Ato përdoren nga bashkitë për të përmirësuar aspekte të qeverisjes vendore në kuadër të
zbatimit të politikave të zhvillimit bazuar në vlerësimin e nevojave duke mundësuar shpërndarjen e
prioritizuar të burimeve të vlefshme, lejon identifikimin e hendekut financiar për të negociuar me
aktorë të tjerë dhe agjenci donatore në mbështetje të projekteve të zhvillimit në nivel vendor, si dhe
mundëson monitorimin e rregullt të zbatimit të masave dhe aktiviteteve.
Ky dokument paraqet Planin Vendor të Veprimit për Integrimin e Pakicave Rome dhe Egjiptiane si
dhe të Kthyerve nga Emigrimi dhe Azili (2022-2025) të Bashkisë Berat (këtu e më poshtë
PVVIREKEA (2022-2025), një instrument që do të garantojë që parimet e mirëqeverisjes do të
zbatohen dhe mundësojnë integrimin dhe gjithëpërfshirjen e pakicave rome dhe egjiptiane në këtë
bashki për periudhën 2022-2025. Ky plan vjen si një zhvillim progresiv i Planit Kombëtar për
Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve 2021-2025.
Në deklaratën e Partnerëve të Ballkanit Perëndimor mbi Integrimin e Romëve në Procesin e Zgjerimit
të BE, Shqipëria bëri një angazhim për të vazhduar dhe rritur përpjekjet për barazi të plotë dhe
integrimin e Romëve, veçanërisht përmes zbatimit dhe ndjekjes së Konkluzioneve të Përbashkëta të
Seminareve Rome, në sektorët e Punësimit, Strehimit, Arsimit, Shëndetit, Regjistrimit civil, Mbrojtje
Sociale dhe Mos-diskriminim. Shqipëria u angazhua për të zhvilluar, miratuar dhe zbatuar standarde
rajonale mbi buxhetimin publik në lidhje me integrimin e romëve për politikat e synuara, si dhe rritjen
e buxhetit publik (qëndror dhe lokal) për integrimin e këtij komuniteti; të krijojë kanale dhe
mekanizma zyrtarë për përfshirjen e përbashkët të vetëqeverisjes vendore dhe komunitetit romë në
formulimin e politikave, vendimmarrjes, zbatimit dhe monitorimit të përpjekjeve të ndërmarra për
arritjen e objektivave të kësaj Deklarate.
Plani përputhet plotësisht me kornizën e re strategjike rome të BE-së për barazi, përfshirje dhe
pjesëmarrje 2020-2030.
Përpjekjet e Bashkisë Berat dhe organizatave të tjera, të dhënat nga viti I fundit (2021) tregojnë se
ekzistojnë ende probleme të regjistrimit civil, arsimit, punësimit, kujdesit shëndetësor, strehimit dhe
mbrojtjes sociale. Këto probleme janë edhe më të mëdha kur shtohet stigma sociale aktuale,
stereotipet dhe diskriminimi që për fat të keq janë akoma të pranishme ndaj pakicave Rome dhe
Egjiptiane.
Financimi për zbatimin e masave të parashikuara në PVVIREKEA (2022-2025), është parashikuar në
buxhetin e Bashkisë Berat, pas një vlerësimi të fondeve të disponueshme. Në rastet kur buxheti i
Bashkisë nuk është i mjaftueshëm për përmbushjen e plotë të objektivave, PVVIREKEA (2022-2025)
parashikon një ndarje të hendekut të financimit si dhe propozimin për fonde donatorësh. Në
përmbushjen e këtij gendeku një rol të rëndësishëm do të luaj Projekti i PNUD “Forcimi i sistemeve
kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv socio-ekonomik të të kthyerve në Ballkanin
Perëndimor”

Klikoni këtu për të aksesuar pjesen narrative

Klikoni këtu për të aksesuar matricen