Home / Aktivitete / Koncert festiv

Koncert festiv

Qendra Kulturore “Margarita Tutulani” promovoi sot me një koncert festiv këngën dhe vallen popullore qytetare beratase nën interpretimin e talenteve të rinj, që do të trashëgojnë dhe zhvillojnë më tej këtë vlerë të çmuar artistike të qytetit tonë. Ky koncert u moderua nga regjisori Shpetim Dyrmishi, nën drejtimin muzikor dhe arancimin e këngëve nga Altin Metohu, koreografi të Ornela Vasilit dhe drejtueses artistike, Migena Hoxha. Duartrokitjet e artdashësve inkurajuan artistët e rinj për ta vazhduar e çuar më tej këtë nismë të bukur.