Home / Aktivitete (page 32)

Aktivitete

Njeriu i Vitit, Klodian Allajbeu

Në praninë e shumë qytetarëve beratas, intelektualëve, njerëzve të artit, shkencës e kulturës, si dhe përfaqësues të pushtetit vendor është organizuar në një nga lokalet e qytetit, ceremonia solemne e dhënies së çmimit “Njeriu i Vitit” 2012. Komisioni vlerësues pasi ka parë të gjitha propozimet ka vendosur që çmimi “Njeriu …

Read More »

Maturantet më të mirë

Ne datën 24 Dhjetor, ditën e Hënë, Bashkia Berat organizoi Mbrëmjen e Maturantëve më të Mirë të Shkollave të Mesme të Qytetit të Beratit. Mbrëmja u organizua në Restorant Pasarela mes një ambienti të gëzueshëm. Për të pranishmit Bashkia shtroi edhe një kokteil ndërsa kryetari Fadil Nasufi mbajti një fjalim …

Read More »

Koncert me rastin 100 Vjetorit të Pavarësisë

Në vazhdën e aktiviteteve të organizuara me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, Bashkia Berat në Bashkëpunim me spitalin Amerikan tëTiranës organizua një koncert në Pallatin e Kulturës Margarita Tutulani në të cilin ishin të ftuar këngëtar dhe kërcimtar të njohur të vendit.

Read More »

29 Nëntor, Homazhe pranë varrezave Dëshmorët e Atdheut

Në datën 29 Nëntor në varrezat  Dëshmorët e Atdheut u zhvilluan homazhe në përkujtim të Festës të Çlirimit të Atdheut. Të pranishëm në homazhet e zhvilluara në varrezat e dëshmorëve të atdheut ishin edhe kryetari i bashkisë Fadil Nasufi, nënkryetar i Parlamentit të Shqipërisë Nasip Naço, deputetët e PS, Marko …

Read More »

Shkolla Babë Dudë Karbunara organizon Festivalin Ushqimor

Në datën 26.10.2012 shkolla Babë Dudë Karbunara organizoi në oborrin e shkollës Festivalin Ushqimor. Aktiviteti kishte një organizim të admirueshëm dhe ishte një risi për qytetin dhe shkollat e qytetit. Në të ishin të ndërthurura muzika, valle, si dhe konkurse. Gjithashtu në këtë aktivitet pjesëmarrja ishte e gjerë.

Read More »

Kurs trajnimi mbi menaxhimin e integruar të Siteve të Trashëgimisë Kulturore

Në kuadrin e projektit  SUSTCUTL “ Arritja e qendrueshmërisë nëpërmjet një këndvështrim të integruar të trashëgimisë kulturore’’ , financuar nga BE, në datat 17-19 Tetor 2012, organizohet kursi i trajnimit për 20 specialistë të trashëgimisë kulturore të qytetit të Beratit. Kursi synon dhënien e njohurive pjesëmarrësve, mbi përgatitjen dhe integrimin …

Read More »

Festohet 68-vjetori i çlirimit të qytetit të Beratit

Ditën e Enjte, më 13.09.2012, mes një atmosfere festive u festua 68 vjetori i çlirimit të qytetit të Beratit. Në varrezat Dëshmorët e Atdheut u bënë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së pavdekshme të Dëshmorëve. Merrnin pjesë veteranë, familje të dëshmorëve, pasardhës së familjeve të dëshmorëve, të rinj, …

Read More »

Qytetet më pranë Integrimit Europian

Në datat 13-16 Gusht 2012, një delegacioni i Bashkisë Berat i kryesuar nga Z. Fadil Nasufi-Kryetar i Bashkisë, zhvilloi një vizite pune në Bashkinë e Fermo-s -Rajoni Marke, Itali. Takimi u zhvillua në kuadër të marrëveshjes së binjakëzimit ndërmjet qyteteve , me ftesë të Kryetares së Komunës Fermo Znj. Nella …

Read More »

Revista prestigjoze Forbes vendos Beratin si vendin më të rëndësishëm për t’u vizituar

Sipas revistës Forbes, Shqipëria, Bulgaria dhe Kroacia janë shtetet të cilat kanë resurset turistike më tërheqëse në Evropën Lindore. Sipas revistës, Shqipëria ka  një kala të jashtëzakonshme që duhet vizituar. Është kalaja e Beratit e ndërtuar mbi një kodër duke pasur përballë lumin Osum. Gjithashtu ajo përmend kishën e Shën …

Read More »