Home / Aktivitete (page 10)

Aktivitete

Promovimi i librit “Testamenti i grave për gratë” me autore Zenepe Luken

Bashkia e Beratit në bashkëpunim me Fondacionin “Nermin Vlora Falaski” organizuan sot pasdite në bibliotekën “Vehxhi Buharaja” takimin me gratë intelektuale të qytetit. Takimin e hapi Nënkryetarja e Bashkisë, znj. Teuta Muçogllava. Në fjalën e saj ajo vlerësoi kontributin e Fondacionit “Nermin Vlora Falaski” dhe të Presidentes Zenepe Luka për …

Read More »

Ceremonia e dhënies së titullit “Mjeshtër i Madh” znj. Parashqevi Sahatçiu (Salepi)

Sot në sallën e konferencave të Bashkisë Berat u organizua ceremonia e dhënies së titullit “Mjeshtër i Madh” znj. Parashqevi Sahatçiu (Salepi), akorduar nga ish – Presidenti i Republikës, shkëlqesia e tij, Bujar Nishani, me motivacionin “Në vlerësim të kontributit të vyer shumëvjeçar në shërbim të ruajtjes dhe evidentimit të …

Read More »

Kampi Trashëgimi+

Të rinj të qytetit të Beratit dhe nga qytete të ndryshme në Francë janë duke marrë pjesë në “Kampin Trashëgimi+” të organizuar nga Bashkia Berat, Organizata e Eksploruesve të Francës, Aleanca Franceze, Korpusi i Paqes dhe qendra e Artizanatit Margarita. Kampi do të vijojë për rreth dy javë. Disa nga …

Read More »

Degjesa publike per buxhetin afatmesem ne Njesine Administrative Sinje

Bashkia e Beratit, në kuadër të përgatitjes së draftit përfundimtar të Planit Buxhetor Afatmesëm 2018 – 2020, ka nisur sot në Njësinë Administrative Sinjë dëgjesën e parë publike me qëllim prezantimin e shërbimeve dhe investimeve kryesore që Bashkia ka parashikuar të zbatojë gjatë këtij afati kohor. Organizatorë të këtij procesi …

Read More »

“Maratona e këngës”

Spektakli “Maratona e këngës” ka zbritur në qytetin e Beratit. Interpretimi i hiteve më të bukura nga artistë të muzikës tradicionale dhe moderne shqiptare e kanë elektrizuar atmosferën në sheshin “Teodor Muzaka”, duke e bërë atë të gjëmojë nën ritmet e valles dhe muzikës sonë më të bukur.

Read More »

Festivali Multikulturor 2017

Vazhdojnë aktivitetet në ditën e dytë të Festivalit Multikulturor Berat. Pas Panairit të Librit dhe Artizanatit, tani në mbrëmje është radha e Grupit Jazz Turk – Istanbul Metropolitan, Grupit Offchestra dhe Uran B – DJ, të cilët po performojnë për publikun në Pedonalen e qytetit.  

Read More »

Vizita e Konsullit te Nderit te Shqipërisë në Ukrainë, Dr. Omarov Shahin ne Bashkine Berat

  Sot paradite në Bashkinë e Beratit ishte për vizitë Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Ukrainë, me qendër në Kharkiv, Dr. Omarov Shahin. Gjatë takimit me Kryetarin e Bashkisë, z. Petrit Sinaj, u diskutua për vendosjen e urave të bashkëpunimit mes distrikteve që mbulohen nga Dr. Omarov Shahin dhe …

Read More »

“Vexhi Buharaja dhe dy kolosët e letërsisë perse, Firdusiu dhe Saadiu”

Në ditën e dytë të Festivalit Multikulturor, në mjediset e Pallatit të Kulturës “Margarita Tutulani”, Bashkia e Beratit në bashkëpunim me Bibliotekën Publike të qytetit zhvilloi aktivitetin “Vexhi Buharaja dhe dy kolosët e letërsisë perse, Firdusiu dhe Saadiu”. Takimi u moderua nga përgjegjësi i Bibliotekës Publike, Arben Jaupaj, i cili …

Read More »

Promovimi i librit “Nën shenjën e modernitetit” – antropologjia e modernitetit të socializmit shtetëror në Shqipëri, me autor Olsi Lelaj

Në kuadër të Festivalit Multikulturor, i cili e hapi siparin e tij sot, Bashkia e Beratit në bashkëpunim me Bibliotekën Publike të qytetit organizuan në një nga mjediset e Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani” promovimin e librit “Nën shenjën e modernitetit” – antropologjia e modernitetit të socializmit shtetëror në Shqipëri, me …

Read More »

Vizita e delegacionit izraelite ne Bashkine Berat

Perfaqësues të Bashkisë Karmiel, Izrael, bashki binjake e Beratit, kryen një vizitë në Bashkinë e Beratit. Vizita u organizua në kuadër të lidhjeve dhe të bashkëpunimit midis dy qyteteve. Dy kryetarët e bashkive respektive, Berat dhe Karmiel, z. Petrit Sinaj dhe z. Adi Eldar, diskutuan mbi mundesitë e projekteve konkrete …

Read More »