Bashkia Berat pasi ka aplikuar prane Fondacioni Shqiptaro Amerikan per Zhvillim, per projektin Rikonstruksioni i Bulevardit Republika dhe Sheshit Qendror te Qytetit ka marre se fundmi miratimin per financimin ne shumen 1 800 000 000 (nje miliard e teteqind milion leke te vjetra). Bashkia Berat ka marre persiper mbulimin e kostove te saj per buxhetin 2013/2014 ne shumen 400.000.000 (katerqind milion leke te vjetra).
Projekti mbeshtetet nga Fondacioni ne kuadrin e programit BID ( Business Improvement Districts), strategjia e te cilit fokusohet ne kater elemente kyc:
-Permiresim infrastrukture
-Sipermarrje nepermjet zhvillimit te biznesit
-Zhvillim i lidershipit nepermjet ngritjes se Shoqates se Biznesit
-Mbeshtetje per Turizmin kulturor dhe Ekoturizmin.
Ajo cfare ne projekt propozohet eshte kthimi i Bulevardit Republika ne nje rruge e bukur pedonale per shopping. Asfalti i vjeter dhe trotuaret do zevendesohen me pllaka guri dhe nje shesh i madh ne qender do zevendesoje zonen e cila perdoret sot per taksite dhe furgonat. Zona do te drejtoje turistet drejt nje rrjeti sitesh kulturore, restorantesh dhe aktivitetesh. Zona do te sherbeje si nje vend mikprites per panaire tregetie, evente, panaire artizanati, aktivitete kulturore etj.
Zona e Bulevardit dhe Qendres se Qytetit perfshin 57 biznese hotele, banka, kafene, sherbimet etj. Shumica e bizneseve kane modelet qe favorizojne trafikun pedonal. Brenda zones Fondacioni Shqiptaro Amerikan per Zhvillim do te vazhdoje te mbeshtese me asistence direkte 57 bizneset ne zone. Shume aktivitete do te hartohen per te promovuar produktet lokale dhe te edukojne qytetaret dhe turistet rreth ofertes turistike. Do zhvillohen panaire, per artizanet dhe prodhuesit lokale. Fondacioni Shqiptaro Amerikan per Zhvillim do te ndihmoje bizneset dhe sitet jashte zones per ti perfshire ato ne grante zhvillimi dhe sherbime.
Ky plan ka disa qëllime në vetvete.
Ai është një mjet komunikimi që parashtron problemet në fushën e menaxhimit të mbetjeve urbane duke shpjeguar ndryshimet që duhen bërë dhe duke përcaktuar prioritetet e veprimit. Më tepër se gjithçka, është një mjet për të orientuar ndryshimet duke sjellë bashkë këndvështrimet dhe idetë e bashkëqytetarëve, subjekteve dhe organizatave lidhur me gjithë spektrin e problemeve të mbetjeve urbane. Gjithashtu ky plan është një sfidë për gjithë aktorët e qytetit për të gjetur mënyrën më të mirë për të kontribuar në krijimin e një mjedisi të pastër, me standarte dhe që reflekton qytetari.
Ekzistojnë disa plane menaxhimi mbetjesh që adresojnë probleme të veçanta të këtij sektori, por natyra e fragmentuar e objektivave dhe veprimeve të propozuara bën që këto plane shpesh të mbeten të pazbatueshme dhe pa rezultatet e dëshirura. Ky dokument sjell bashkë qëllimet dhe objektivat e planit kombëtar të menaxhimit të mbetjeve urbane duke i integruar dhe vendosur ato në kontekstin vendor ku roli i qytetarit është i patjetërsueshëm.
Dy elementët të cilëve ne i kemi dhënë më shumë peshë në plan e për rjedhojë do të përbëjnë edhe celësin e suksesit në të ardhmen janë a) përcaktimi i kostove dhe mënyrës më të pranuar për menaxhimin e mbetjeve dhe b) edukimi mjedisor dhe ndërgjegjësimi qytetar pa të cilin realizimi i këtij plani nuk do të ishte i mundur.
Si pjesë integale e këtij plani grupi i punës ka përgatitur një plan afatmesëm veprimi i cili do të na ndihmojë të gjithëve të mobilizojmë burimet tona për ta berë atë realitet si dhe për ta kthyer Beratin në një nga qytetet e para që adreson menaxhimin e mbetjeve urbane sipas kërkesave të strategjisë kombëtare të mbetjeve.
Objektivi i këtij plani është vetëm Bashkia e Beratit[1]. Ky plan analizon situatën aktuale të menaxhimit të mbetjeve urbane në qytet (organizimi, administrimi, rregulloret, financat, operimi dhe menaxhimi), identifikon çështjet dhe mangësitë, vlerëson pikat e forta dhe të dobta, propozon rekomandime për përmirësime dhe përcakton vizionin, qëllime dhe objektiva të reja (afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata) si edhe ka hartuar një Plan Veprimi ku përcaktohen afatet kohore, kostot, autoritetet përgjegjëse si edhe indikatorët respektivë të suksesit për qëllime monitorimi
Bashkia Berat është një nga 15 Bashkitë që ka fituar dhe është përfshirë në projektin 5-vjeçar për përmirësimin e qeverisjes vendore të USAID-it. Projekti kryesisht synon në përmirësimin e efikasitetit së grumbullimit të taksave, kontrollit të territorit, përmirësimin e shërbimeve publike etj. Në takimin e datave 25-27 Qershor, specialistë të USAID, Agjencisë Amerikane për Zhvillim, së bashku me stafin e Bashkisë Berat identifikuan projekte prioritare që do të mund të përmirësojnë efikasitetin ne punës në shërbim të qytetarëve. Ndër projektet e identifikuara janë: informatizimi i shërbimit të pagimit të taksave, instalimi i sistemit GIS, dhe trajnimi i stafit mbi këtë program bashkëkohor kompjuterik që do ta lehtësonte së tepërmi punën në kontrollin e territorit, përmirësimin e transparencës të punës së bashkisë ndaj qytetarëve duke nxitur format e reja të komunikimit elektronik dhe përmirësimin e ndërveprimit në faqen e internetit. Implementimi i projekteve të identifikuara do të fillojë në muajin shtator dhe do të vijojë në 5 vitet ne vazhdim.
Këshilli Bashkiak i Beratit dje ka miratuar projektin e By-Passit, të qytetit muze. Projekti përfshin ndërtimin e By-Passit të Beratit, sistemimin e lumit Osum dhe përfshirjen e tij në planin e përgjithshëm rregullues të qytetit, duke u parashikuar të shpenzohen rreth 40 milionë euro. Kjo, falë bashkëpunimit midis Bashkisë së Beratit me studiot Infra Trans Projekt Ltd, Ark-Tek sh.p.k. dhe shoqërisë spanjolle GPO. By-Passi do të kalojë nga Ura e Re, do të futet në një tunel në kodrën e Urës së Goricës, do të kalojë në fshatin Bilçë dhe do të përfundojë në lagjen Uznovë. Kjo ndërhyrje do të përfshijë: Së pari, ndërtimin e një tuneli me gjatësi 1.2 km, i cili do të shërbejë për kalimin në anën juglindore të qytetit, duke përshkuar kodrat e Gorricës. Së dyti, ndërtimin e një segmenti rrugor prej 3210 metër linear nga dalja e tunelit deri në bashkimin me rrugën kryesore “Antipatrea” në pjesën e lagjes Uznovë. Së fundi, ndërtimin e një sistemi bashkues me urën që do të lidhin dy spontet e lumit Osum me gjatësi 80 metër linear. Sipas specialistëve, jetësimi i këtij projekti do të eliminojë trafikun e rënduar në qytet, shmangien e rënies së masave shkëmbore mbi lagjet muzeale, eliminimin e rreziqeve nga përmbytjet e lumit Osum, përfitimin e hapësirave publike, etj.
Kompania shqiptare,“Al-Geosystem” ka prezantuar dy projekte të realizuara me kompaninë zvicerane “Geobruck”. Projekti i parë që kap vlerën e 530 mijë euro dhe synon mbrojtjen e lagjeve muzeale nga rënia e gurëve dhe i dyti me vlerë 40 mln euro parashikon ndërtimin e By-Pass-it të qytetit prej nga do të disiplinohet edhe lumi Osum. Takimi për prezantimin e projekteve është organizuar në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak. Në takim merrnin pjesë kryetari i bashkisë së qytetit muze Fadil Nasufi, specialistë të këtij institucioni e të ftuar të tjerë. Kryebashkiaku Nasufi, pasi ka falënderuar studiot, i vlerësoi dy projektet si shumë të rëndësishme për qytetin e Beratit. “Si projekti për mbrojtjen e zonave muzeale nga rënia e gurëve, ashtu edhe ai për By-Pass-in, brenda të cilit përfshihet edhe trajtimi i lumit Osum janë shumë të rëndësishme për qytetin tonë. Realizimi i projektit të By-Pas-it, do të zgjidhë përfundimisht edhe problemin e trafikut të mjeteve të rënda të cilat nuk do të kalojnë më brenda qytetit. Kjo zgjidhje është brenda planit rregullues të qytetit, me rrjetin rrugor, perspektivën dhe me problemet emergjente që duhet të trajtohen”-u shpreh kryebashkiaku Nasufi. Prof. Dr. Faruk Kaba (managing director) u tha të pranishmëve se kompania zvicerane “Geobruck”, është nga më të mirat në botë për trajtimin e këtyre lloj problemeve, siç është rënia gurëve në zonën muzeale “Mangalem” dhe realizimi i By-Pass-it të qytetit. Projektin për mbrojtjen e zonave muzeale nga rënia e gurëve e prezantoi përfaqësuesi i kompanisë shqiptare “Al-Geosystems” ing. Ilirjan Panariti, i cili tha se pas studimit të strukturës së shkëmbit dhe shkaqeve të rënies së gurëve projekti i kompanisë zvicerane “Geobruck” ka realizuar projektin përkatës i cili synon të zgjidh për të paktën 50 vjet problemin e rënies së gurëve nga pjesa shkëmbore e lagjes muzeale “Kala”. Sipas studimit pjesa shkëmbore mbi lagjen muzeale “Kala” është një formacion problematik që ndikohet nga shumë faktorë. Faktorët më të rëndësishëm janë; bimësia (rrënjët), përbërja e strukturës së materialit shkëmbor, faktorët klimaterikë etj..
Sipas projektit mbrojtja do të bëhet nëpërmjet barrierave të cilat konsistojnë në vendosjen e rrjetave metalike të xingut me alumin. Kjo rrjetë mbrojtëse do lidhet me sfina metalike të vendosura në thellësi të shkëmbit dhe do të mbajë një peshë deri në 25 ton, gjë që garanton plotësisht mbrojtjen nga rënia e gurëve të pjesës shkëmbore sipër lagjes muzeale “Managlem”. Sipas ing. Panariti, projekti i cili synon që të shtrihet edhe në lagjen muzeale “Goricë” kap shumën prej 530 mijë euro.
Projektin e By-Pass-it të qytetit me vlerë 40 mln euro e prezantoi, ing. Entela Koja e cila tha se ku projekt synon që të disiplinoj edhe lumin Osum, prej nga do të përfitohen 42 ha tokë. Projekti i By-Pass-it (unazës së qyteti) i cili do të kaloj nga Ura e Re, në pjesën veri-lindore, lindore dhe jug-lindore të qytetit dhe që përfundon në lagjen Uznovë, parashikon ndërtimin e një ure mbi lumin Osum dhe të një tuneli me gjatësi 1. 2km. Sipas projektit puna për unazën e qytetit do të nis nga Ura e Re, do të kaloj në lagjen “Goricë”, nëpërmjet një ure do të kaloj mbi lumit Osum, dhe do të përfundoj në lagjen Uznovë. Të dy projektet; ai për mbrojtjen e lagjeve muzeale nga rënia e gurëve dhe By-Passi i qytetit kapin vlerën e 40. 530 mln euro, një investim ky shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për qytetin muze të Beratit.
Perfundon Plani i Pergjithshem rregullues i Beratit
Plani i Pergjithshem Rregullues i Beratit konsiston ne një plan strukturor hapësinor investimesh në infrastrukture dhe ne një plan rregullues. Tashme qyteti ka nje ”Kushtetute Urbane” e cila rregullon dhe planifikon territoret dhe ndertimet ne qytet.
Per nje qytet ku te gjitha shtresat sociale jane te perfshira
Kemi përfunduar dhe jemi pjesë e një sere projektesh të ndryshme për dhunën në familje, për dhunën në shkollë, për barazinë gjinore, e në këtë vit financiar pjesë e projektit të rëndësishëm për mbrojtjen e fëmijëve ku do të jemi dhe pjesë financuese e tij.
Ana sociale, tashmë e ka të rritur gamën e saj në treguesit që planifikojmë dhe kjo është konkrete në vlerë, në llojshmëri, në investime e shpenzime si dhe në aktivitetet që planifikojmë të zhvillojmë për gjithë këtë vit dhe jovetëm në moment festash. Pjesa sociale e buxhetit përbën 27% të totalit të buxhetit, dhe ky indeks pare në dinamikë është në rritje.
Grupi i ekoturizmit – Aktivitete me terinjte
Projekti “Ekoturizmi ne Berat ”synoi ne përfshirjen e te rinjve dhe sensibilizimin e qytetareve per te njohur dhe mbrojtur resurset e turizmit dhe mjedisit ne qytet dhe per t’i larguar te rinjte nga pasiviteti . Qyteti i Beratit i vlerësuar per ekosistemin dhe trashegimine e tij historike e kulturore , duhet te eksplorohet dhe njihet me shume duke filluar nga vete qytetaret e tij ne menyre qe te mbrojne dhe vitalizojne jovetem qendren e tij, por edhe qendren historike, sitet e trashegimise dhe resurset natyrore te tij.
Projekti u realizua nga Bashkia Berat ne bashkepunim me Drejtorine Rajonale Arsimore, dhe Drejtorite e Shkollave ‘’B.D.Karbunara’’, ‘’Kristaq Capo’’ , ‘’22 Tetori’’ dhe ‘’ Mangalem ‘’.
Perfundon ndertimi i 49 banesave Sociale per te pastrehet
Me financim te Bankes Boterore ka perfunduar ndertimi i dy pallateve per te pastrehet ne lagjen ”Barrikade” . 49 Apartamentet do t’u jepen ne perdorim familjeve ne nevoje te qytetit te perzgjedhura sipas kritereve te percaktuara nga ligji , me nje tarife te reduktuar qeraje .
Projektet ne vazhdim- Ndertimi i tregut ne Berat
Banka Boterore ka mbeshtur Bashkine Berat ne tre projekte : Menaxhimin e pronave publike, sistemin e adresave , nderhyrje ne infrastrukturen bashkiake . Berati eshte perfitues nga ky program per te tre komponentet .Ne kete kontekst ne Berat eshte perfunduar hartimi i Planit te Pergjithshem Rregullues, sistemi i adresave dhe eshte ne zbatim e siper ndertimi i tregut industrial . Bashkia Berat eshte bashkefinancuese ne projekt.
Berati i lashtë, qytet i Trashëgimisë Kulturore Botërore, me një komunitet që i gëzohet zhvillimeve harmonike dhe mundësive të barabarta, një qendër e turizmit ndërkombëtar, me ekonomi dinamike të mbështetur në agrobiznes dhe artizanat të konsoliduar.
Qëllimi 1
Qendër Ndërkombëtare e Turizmit Kulturor, mbështetur në turizmin familjar, që ruan dhe zhvillon trashëgiminë e tij unike kulturore, historike dhe arkitekturore.
Qëllimi 2
Zhvillimi i harmonizuar i një ekonomie konkurruese në tregun rajonal, me biznese kryesisht të agrobiznesit e artizanatit, që zgjerohen e inkurajohen për të pasur diversitet e cilësi.
Qëllimi 3
Zhvillimi i ekuilibruar i territorit në përputhje me parametrat bashkëkohore mjedisore dhe urbane dhe në harmoni me tiparet specifike të trashëgimisë së qytetit.
Qëllimi 4
Një jetë sociale cilësore, dinamike dhe gjithëpërfshirëse ku shanset individuale për progress dhe mirëqenie mbështeten e zgjerohen në mënyrë të barabartë.
Ky studim ka ne thelb rikonfiguriminin e bulevardit “Republika”, te sheshit qendror te qytetit ,axhensise si edhe trajtimin e rrjetit rrugor dhe infrastruktures nentokesore ne shëtitoren Osumi si dhe te rruges Antipatrea (nga sheshi i axhensise deri tek merkatoja e qytetit).
Rikompozimi nga pikëpamja arkitektonike duke trajtuar veshjen me pllaka guri te shëtitores ka per qellim krijimin e nje segmenti pedonal ku nderthuren hapësirat e gjelberta te lulishtes qendrore te qytetit me bulevardin.
Kjo ndërhyrje mjafte ambicioze ka ne qender te vet qytetarin,hapësirat publike,sheshin qendror te qytetit si dhe krijimin e pikave rekreative pergjate bulevardit duke konceptuar ne nje plan te rafshet gjithe pjeset e trotuareve aktuale pergjate tij. Aksi i bulevardit ka si sfond pamjen kryesore te Mangalemit duke nxjerre me ne pah pamjen e mrekullueshme qe propozon ky ansambel arkitektonik me vlera unikale.
© 2012. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Krijuar nga Marius Qytyku bashkiaberat.net