Takimi i pestë i projektit SUSTCULT u zhvillua në datat 28-29 Maj 2013, në Bacau (Rumani) me pjesëmarrjen e 25 përfaqësuesve të 7 siteve kulturore, partnerë të projektit (Itali, Slloveni, Greqi, Rumani, Hungari ,FYROM dhe Shqipëri).
Partnerët e Sustcult në Rumani, Bashkia Bacau dhe Agjensia për Zhvillim local (ADL), nëpërmjet fjalimit mikpritës, përmendën rëndësinë e përfshirjes së 2 siteve të Rumanisë në këtë projekt duke cilësuar hartimin e planit të menaxhimit si një dokument të pa zhvilluar më parë.
Në drejtimin e Katri Lisitzin, eksperte në planifikimin dhe zhvillimin e kurseve të integruara me theks të veçantë në Trashëgiminë Kulturore, partnerët prezantuan situatat e ballafaqimit në aktivitetet e zhvilluara për planin e menaxhimit veçanërisht në formësimin e planit të veprimit për promovimin e objektivave të trashëgimisë.
U prezantuan gjithashtu metodat dhe strategjitë e ndërmara nga secili partner për përfshirjen e grupeve të interest mbi ndarjen e praktikave më të mira në kuadër të aktiviteteve pilote mbi planin e menaxhimit.
Fundi I takimit u shoqërua nga një konferencë për shtyp e mbajtur në 29 Maj në sallën e konferencave në Qendrën e Biznesit . Konferenca u hap me fjalën e Z. Liviu Scarlat (ADL) I cili informoi pjesmarrësit në lidhje me projektin dhe fazën e zbatimit.
Ndërsa Z. Vasile Tescaru donte të qartësonte rëndësinë që Ansambli I Gjykatës Mbretërore ka për Bashkinë e Bacau-t dhe vuri në dukje se rehabilitimi I monumenteve nuk mund të realizohej pa një menaxhim të integruar; kjo ishte arsyeja pse plani I menaxhimit i siguruar nga projekti Sustcult do të jetë produkti ku do të përqendrohen përpjekjet për të ardhmen.
Znj. Kata Basili (koordinatore shkencore e projektit) , e cilësoi bashkëpunimin institucional si e vetmja mënyrë për marrjen e rezultateve të mira.
Pjesmarrësit nënvizuan faktin se ka një lidhje mjaft të ngushtë mes kulturës dhe zhvillimit ekonomik, lidhje e cila duhet te forcohet edhe më tej.