Takimi i rradhës i projektit SUSTCULT u mbajt në Vesprem në datat 28,29 dhe 30 Tetor 2013.
Veszprem është një nga zonat më të vjetra urbane në Hungari dhe një qytet me të drejta vendore.
Shtrihet afërsisht 15 km në veri të Liqenit Balaton. Eshtë qëndër administrative e qarkut me të njëjtin emër.
30 Tetori ju dedikua një seminari ndërkombëtar të titulluar “ Hapat konkretë drejt krijimit të vendeve të punës dhe gjenerimit të të ardhurave: se si ekonomia lokale mund të integrohet në menaxhimin e Resurseve Kulturore”. Seminari u fokusua në potencialin e trashëgimisë kulturore si një motor për krijimin e vendeve të punës dhe gjenerimin e të ardhurave me një vëmendje të veçantë në rajonin e Europës Juglindore. Seminari ishte një rast mjaft i mirë për të ndarë qasjet, metodologjitë dhe praktikat më të mira nga projektet e tjera për të zhvilluar strategjitë për vlerësimin e gjithë territorit si një aktor ekonomikisht aktiv dhe bashkarisht të analizojë se si ekonomia lokale mund të integrohet në menaxhimin e resurseve kulturore.