Në kuadrin e përgatitjes së Planit të Menaxhimit të Beratit, në 29 Mars 2013 , u organizua Workshopi 3 për përcaktimin e projekteve të veçanta në kuadër të përgatitjes së Planit të Menaxhimit të Sitit të Beratit.
Workshopi u organizua nga Studio Experte PNI në bashkëpunim me partnerët lokalë; të SUSTCULT , Bashkinë Berat dhe Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare të Beratit.
Qëllimi i Workshopit ishtepërgatitja e projekteve konkrete / veprimeve koherente me atë që ka qenë e përcaktuar sipas objektivave për Sitin e Beratit. Këto projekte / veprime përfshijnë ato që janë financuar tashmë ose që do të financohen dhe zbatohen nga organet përgjegjëse sipas objektivave . Projekte / veprime specifike do të grupohen në një Plan të Veprimit.
Workshopi përfshinte pjesëmarrjen e tetëmbëdhjetë ekspertëve, përfaqësuesve të institucioneve vendore ,Bashkia e Beratit , DRKK Berat , Prefektura e Beratit , Instituti i Kulturës Kombëtare në Tiranë , Rajoni i Beratit, përfaqësuesit e shoqërisë civile,ekspertë të trashëgimisë kulturore dhe aktorët që punojnë në fushën e menaxhimit të Qendrës Historike .
Rekomandimet ishin të lidhura me ndryshimet e sugjeruara për kuadrin ligjor të menaxhimit te Sitit, për zonimin e zonës tampon sipas objektivave të UNESCO-s , për funksionet e reja të pushtetit lokal lidhur me menaxhimin e Qendrës Historike , funksionet e deleguara të institucioneve të qeverisjes lokale , për menaxhimin më të mirë të aseteve të Qendres Historike etj . Sugjerimet ishin të lidhura me projektet e ruajtes dhe rivitalizimi të ndërtesave dhe monumenteve kulturore.
Pjesëmarrësit dhanë idetë dhe sugjerimet e tyre të cilat u përqëndruan në këto fusha kryesore : Ruajtja dhe mbrojtja e trashegimise kulturore; partneritetet publike- private modele për menaxhimin më të mirë të Qendres Historike , rritjes së kapaciteteve menaxhuese të burimeve njerëzore; promovimin dhe marketingun e Sitit dhe për rregulloret ligjore në menaxhimin e tij.