Me rastin e 18 Prillit, Ditës Botërore të Trashëgimisë Kulturore në Teqenë e Helvetive të Qendrës Mesjetare Berat u organizua një takim me specialistë të trashëgimisë kulturore si dhe me drejtues të qeverisë lokale. Në takim u prezantuan aktivitetet e projektit SUSTCULT financuar nga Bashkimi Evropian. Ndër aktivitetet më të rëndësishme të këtij projekti që janë zhvilluar deri tani janë trajnimi online dhe në terren i specialistëve beratas, krijimi I dy faqeve të internetit, krijimi i platformës GIS për monumentet e kulturës si dhe krjimi i metodologjisë për menaxhimin e trashëgimisë kulturore. Në takim u shpalos edhe plani i veprimit për qendrën historike.
Dita vazhdoi më pas në Galerinë e Arteve Edward Lear ku u organizua një ekspozitë fotografike e cila ilustronte historikun e marrëdhënieve ruso shqiptare në materialet arkivore të federatës ruse dhe Republikës së Shqipërisë. Në takim morri pjesë edhe Ambasadori i Rusisë në vendin tonë.