Home / Të Reja / Aktivitete Rinore per Trashegimine

Aktivitete Rinore per Trashegimine

Në datën 7 Korrik, Grupi Rinor Amabsadorët e Natyrës së bashku me nxënës të shkollës Ajet Xhindole, zhvilluan dy aktivitete në Lagjen Kala.

Ambasadorët e Natyrës ndërmorrën një fushatë pastrimi të lagjes Kala me mjete dhe bluza të siguruara nga Klubi Kiëanis. Qëllimi i fushatës ishte rritja e ndërgjegjësimit për të ruajtur një mjedis sa më të pastër.

Artistët e rinj të Shkollës Ajet Xhindole krijuan dy vizatime në format të madh si dhe krijuan një instalacion pranë shatërvanit të dëmtuar të ish – pikës turistike. Mesazhet e pikturave ishin për një përkujdesje më të madhe për trashëgiminë kulturore dhe për rritjen e gjallërimit në monumentetet tona të kulturës.

Këto aktivitete u kryen në kuadër të 5-vjetorit të hyrjes të Beratit në UNESCO u u mundësuan me mbështetjen e Klubit Kiëanis dhe me ndihmën e Bashkisë Berat.