Rruga “Shkëmbi-Kala” do të jetë një investim i rëndësishëm që kontribuon në
krijimin e unazës së zonës mesjetare
Kala-Goricë-Mangalem.
Kjo rrugë, me një gjatësi prej 1.3 km, synon të shndërrohet në një itinerar tërheqës për vizitorët.
Projekti parashikon ndërtimin e trotuarit në njërin krah, vendosjene ndriçimit, sinjalistikës dhe elementëve të sigurisë, duke garantuar kushte më të mira për komunitetin dhe turistët.
Aktualisht po vijojnë punimet për ndërtimin e murit mbajtës dhe pritës, ndërsa investimi përfshin gjithashtu infrastrukturën rrugore, rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve dhe ndriçimin publik.
Bashkia Berat Për një Berat të Qytetarëve

