Home / Informacion nga Ekonomia / Taksat dhe të Ardhurat në Buxhet

Taksat dhe të Ardhurat në Buxhet

Besmir Blana
Drejtor i Taksave, Regjistrimit te Bizneseve dhe Tregjeve

Numri i subjekteve aktivë të regjistruar për 11 mujorin e Janar – Nentor 2012 pranë Drejetorisë së Taksave Regjistrimit të Biznesit dhe Tregjeve arrin në 1979 subjekte.

Nga të dhënat rezulton se vazhdon që te ruhet e njëjta strukturë ku mbizotëron biznesi i vogël, i cili shihet si burim vetpunësimi dhe rrjedhimisht burim gjenerimi i të adhurave nga shumë famije të qytetit tonë.

Për vitin 2012 ne planifikuam qe të arrinim ne 1,860 subjekte biznesi.

Pra aktualisht vihet re se ne krahasim me planin vjetor te vitit 2012 kemi njerritje te numrit te subjekteve te regjistruar me rreth +119 subjekte.

Gjithashtu vihet re edhe numri i lartë i subjekteve të cilët mbyllin aktivitetin apo pezullojnë përkohësisht atë.

Më konkretisht për periudhen 11 mujore :

  • Janë regjistruar 153 subjekte të rinj biznesi.
  • Kanë aplikuar për cregjistrim 113 subjekte
  • Janë cregjistruar 70 subjekte
  • Kanë pezulluar përkohësisht aktivitetin 74 subjekte
  • Kanë riaktivizuar aktivitetin 36 subjekte

Sic shihet numrii larte i bizneseve te cilet kane celur rishtaz aktivitet tregtar, sfumohet nga numri i larte i subjekteve te mbylluar apo qe e kane pezulluar aktivitetin.

Aktualisht në drejtim të rritjes së numrit te subjekteve të regjistruar në organet tatimore, puna e Drejtorisë së Taksave Regjistrimit të Biznesit dhe Tregjeve është fokusuarkryesisht në kontrolle të herëpashershme në terren në lidhje me evidentimin dhe regjistrimin e subjekteve të pa licensuar.

I.                  Analiza e te ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore per  periudhen Janar – Nentor 2012

  • Në total, per periudhen Janar – Nentor 2012 , te ardhurat jane realizuar ne shumen 158,072,000 leke kundrejt planit 11 mujor prej 208,558,000 leke ose 76%.
  • Kundrejt te njejtes periudhe te vitit 2011 te ardhurat jane realizuar ne masen 107%.

Te ardhurat e arketuara nga subjektet e biznesit, te cilat ndiqen drejtperdrejt nga Drejtoria e Taksave prane Bashkise Berat jane realizuar ne shumen 100,495,000 leke kundrejt planit 11 mujor prej 99,808,000 leke ose 100%.

Nga te dhenat rezulton se peshen kryesore ne te ardhurat e realizuara e zene te ardhurat nga taksat vendore kryesisht te ardhurat nga taksa vendore mbi biznesin e vogel, taksa mbi ndertesat dhe taksa e mjeteve te perdorura.

Përgjithësisht ecuria  e realizimit te të ardhurave nuk eshte në nivel të kënaqshëm.

Kundrejt planit 11 mujor të vitit 2012, kemi nje mosrealizim te te ardhurave ne shumen 50,486,000 leke.

Arsyet kryesore te mosrealizimit jane :

–    Mos rimbursimi i plote i kesteve te  tatimit te thjeshtuar mbi biznesin e vogel si rezultat i kompensimit te kasave fiskale dhe taksimetrave.

Efekti ne te ardhurat e Bashkise eshte rreth  – 8,211,000 leke. Kjo shume rrezikon qe te mos arketohet pasi per vitin 2013 ne Buxhetin e Shtetit nuk jane parashikuar fonde per rimbursimin e njesive te qeverisjes vendore per kompensimin e pajisjeve fiskale.

–    Mos arkëtimi i të ardhurave të planifikuara nga lejet e ndërtimit si rezultat i ndryshimeve që i janë bërë ligjit për urbanistikën.

Efekti ne te ardhurat e Bashkise eshte rreth  – 30,142,000 leke.

Aktualisht ne te ardhurat nga ky ze jemi ne te njejtat kushte sikurse gjate fundit te vitit te kaluar, me pothuajse asnje leje ndertimi te dhene gjate kesaj periudhe.

–   Mos arketimi i te ardhurave te planifikuara nga taksat dhe tarifat e familjes (taksa mbi ndertesen, taksa e tokes bujqesore, tarifat e pastrimit, ndricimit dhe gjelberimit publik).

Efekti ne te ardhurat e Bashkise eshte rreth  – 8,481,000 leke.

Natyrisht qe efekt negativ ne te ardhurat e realizuara nga taksat dhe tarifat e familjes ka dhene edhe zbatimi i ligjit per faljen e detyrimeve tatimore te papaguara deri ne 2010.

Theksojme se te ardhurat nga taksat dhe tarifat e familjes perbejne nje burim potencial te ardhurave te Bashkise Berat. Ne keto zera ka shume rezerva qe duhen shfrytezuar, pasi ka shume qytetare qe refuzojne te paguajne, jo nga mungesa e te ardhurave, por nga mosdashja. Flas ketu sidomos per ata qe jane te punesuar ne strukturat shteterore si ne shendetesi, arsim, tatime, ne strukturat e rendit etj. Keto kategori nuk e dine ende ku eshte zyra e taksave dhe jo me ta paguajne ate edhe pse detyrimi prej jo me shume se 3,000 lek/vit eshte shume i vogel ne raport me te ardhurat qe keto kategori sigurojne.

Gjithe administrata e bashkise berat ka paguar detyrimet per keto taksa, por ne ne punen tone jemi pothuajse vetem, ku fare pak behet nga kreret e institucioneve te sipercituara ne lidhje me ndergjegjesimin e punonjesve te tyre per pagesen e taksave.

Me kete rast une i bej apel vecanerisht kategorive te mesiperme qe te paguajne detyrimet qe me ligj u takojne per te paguar. Vetem duke paguar taksat dhe tarifat e familjes secili nga ne do kontriboje per qytetin e tij per nje pastrim me te mire, per rruge dhe rrugica me te ndricuara si dhe per me shume siperfaqe te gjelbra.

–    Mos arkëtimi i të ardhurave të planifikuara nga legalizimet.

Efekti ne te ardhurat e Bashkise eshte rreth  – 4,067,000 leke. Sipas informacionit qe ne kemi nga ALUIZNI, per  Bashkine Berat procesi i Legalizimit ka ecur me hapa shume te ngadalte dhe nje numer shume i vogel dosjesh jane perpunuar si dhe kane perfunduar procesin e legalizimit.

II.              Risite dhe Risqet qe priten te na shoqerojne gjate vitit te ardhshem 2013te cilat do te ndikojne te ardhurat e Bashkise

RISITE :

1. Miratimi ne KRRTSH i Planit Rregullues te Bashkise Berat pritet qe ti jape vrull dhenies se lejeve te ndertimit, gje e cila do te kontriboje drejtperdrejt ne rritjen e te ardhurave nga taksa e ndikimit ne infrastrukture nga ndertimet e reja, te ardhura te cilat do te perdoren per rritjen investimeve kapitale. Aktualisht studimi ka perfunduar se hartuari nga specialistet e urbanistikes se Bashkise Berat dhe presim miratimin nga KRRTSH prane Keshillit te Ministrave.

2. Permiresimii sherbimit ndaj tatimpaguesvesi dhe permiresimiikapaciteteve per planifikimin me te mire te rritjes urbane dhe rajonale, ne kuader teProgramit Per Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP), nje program 5 vjecar i financuar nga USAID ne te cilen Bashkia Berat eshte perzgjedhur si pjese e programit nga nje numer prej rreth 30 njesish kandidate.

3. Ngritjen e nje sistemi bashkekohor parkimine vijezime, ne saje te partneritetit publiko privat. Ne jemi ne fazen permbyllese te ofrimit te ketij sherbimi, ne saje te se cilit do te kemi rritje te te ardhurave nga parkimi si dhe rregullimin e qarkullimit ne qendrat e banuara.

4. Faturimi i taksave dhe tarifave te familjes se bashku me faturen e ujit te pijshem per vitin e ardhshem pritet qe te zgjeroje bazen e tatimpaguesve, gjje e cla do te kontriboje gjithashtu ne rritjen e te ardhurave. Gjithashtu pagesa me keste e taksave dhe tarifave te familjes, gjate 12 muajve te vitit pritet qe te lehtesoje pagesen e ketyre detyrimeve.

RISQET :

Viti 2013, pervecse nje vit elektoral, pritet qe te jete serish vit krize edhe ne sferen e te ardhurave te Bashkise Berat. Keshtu serish Bashkia Berat do ta nis vitin e ri me detyrime te palikujduara ndaj te treteve. Si te mos mjaftoje kjo Bashkise, me ligj nga pushteti qendror i privohen disa te drejta. Keshtu :

Nderpritet rimbursimi nga Buxhetii Shtetit per kestet te tatimit te thjeshtuar mbi biznesin e vogel si rezultat i kompensimit te kasave fiskale dhe taksimetrave. Kjo do te thote se per te ardhurat te cilat ne gjate 2 viteve te fundit nuk jemi rimbursuar mund qe mos te rimbursohemiasnjehere.

Me ligj mund te na hiqet administrimii Takses vendore mbi biznesin e vogel ku kjo e drejte do ti kaloje Drejtorive Rajonale Tatimore ne rolin e agjenteve tatimore.

Ne jemi dakort me kete nisem, pasi Drejtorite Rajonale kane me shume informacion se strukturat vendore per vleresimin dhe kontrollin e qarkullimit te realizuar gjate nje viti fiskal, por kundershtojme piken e ketij ligji qe ka te beje me perjashtimin teresisht nga pagese e kesaj takse e subjekteve qe celin aktivitet gjate vitit fiskal.

Kjo do te thote diskriminim te biznesit te vogel ekzistues, i cili nder vite kontribon ne te ardhurat e buxhetit te shtetit.

Kjo do te thote coroditje te sistemit tatimor vendor si dhe shkarkim te krizes ne xhepat e njesive te qeverisjes vendore.

Bashkia Berat vazhdimisht ka mbeshtetur cdo biznes te vogel ne lidhje me ngarkesen fiskale per tu paguar nga tatimpaguesi. Kete e kemi shprehur ne paketat fiskale te miratuara cdo vit.

Ne presim qe te njejten gje te beje pushteti qendror duke ulur edhe ai vete detyrimet tatimore mbi cdo subjekt biznesi te vogel per taksat qe varen drejtperdrejt nga strukturat e administrates tatimore qendrore.

III.          Planifikimi i te ardhurave per vitin 2013

 Prane Bashkise Berat ne kuader te hartimit te planit te te ardhurave, pjese perberese e Buxhetit te vitit 2013, eshte ngritur Grupi per Stretegji Buxhet dhe Integrim. Aktualisht puna po vazhdon ne drejtim te planifikimit te ketyre te ardhurave.

Si cdo vit planifikimi i të ardhurave të vitit 2013 do te kryhet në mënyrë analitike,  duke ju referuar cdo takse dhe tarife vendore, të cilat do te analizohen në hollësi.

Cdo e ardhur do te planifikohet në bashkëpunim me punonjësit të cilët në punën e tyre kanë kontakt te drejtperdrejte me tatimpaguesit. Këtu bën pjesë gjithë stafi i Drejtorisë së Taksave Regjistrimit të Biznesit dhe Tregjeve, agjentet tatimore si dhe stafi i Drejtorive dhe ndermarjeve të varësisë.

Planifikimi i të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore për vitin 2013 do te mbështetet në:

•        Nivelin e taksave dhe tarifave vendore të miratuara në ligjin nr.9632 datë 30.10.2006 “Për sistemin e Taksave Vendore”, të ndryshuar,

•        Vendimin e Këshillit të Bashkisë Berat qe pritet te miratohet, ne lidhje me ndryshimet qe mendojme ti bejme “Sistemit te taksave dhe tarifave vendore”, ku per vitin e ardhshem nuk kemi planifikuar rritje te nivelit te taksave dhe tarifave vendore per biznesin, por planifikojme disa lehtesira per kategori te caktuara biznesi.

•        Realizimin faktik të numrit te subjekteve aktive dhe të ardhurave të vitit 2012.

•        Efektin qe mendohet se do te kete gjendja e ekonomise ne teresi, dhe ndikimet qe do reflektohen mbi gjendjen e biznesit te qytetit nisur edhe nga situata e përjetuar gjatë vitit 2012,

•        Parashikimin e të ardhurave nga agjentët tatimorë,

•        Rritjen e arkëtimit të të ardhurave nëpërmjet thellimit të vazhdueshëm të punës në drejtim të evidentimit dhe regjistrimit të subjekteve te paregjistruar ne organet tatimore.

•        Përmirësimin e mënyrës së mbledhjes së taksve dhe tarifave vendore ku vecanerisht do te fokusohemi ne rritjen e te ardhurave nga zenia e hapsirave publike.

“Thëmbra e Akilit” në planifikimin e të ardhurave të vitit 2013 është planifikimi me saktësi i numrit të subjekteve aktive si dhe planifikimi i të ardhurave nga taksa vendore mbi biznesin e vogël, kjo për arsyen se ekonomia në tërësi është në krizë dhe si e tillë mund të reflektohet në mbyllje të aktivitetit tregtar  si dhe në uljen e qarkullimi vjetor të parashikuar. Ndikim gjithashtu do te kete ne planifikimin e të ardhurave nga taksa vendore mbi biznesin e vogël edhe fakti i permendur me lart se mund te na hiqet administrimi i kesaj takse, ku kjo e drejte do ti kaloje Drejtorive Rajonale Tatimore ne rolin e agjenteve tatimore.

Per vitin 2013, nisur edhe nga niveli aktual i realizimit të te ardhurave, plani i te ardhurave nuk mendojme se do te jete me i larte se niveli i planifikuar per vitin 2012.

Home / Taksat dhe të Ardhurat në Buxhet