Shkrimtari Bashkim Shehu ka promovuar në bibliotekën Vehxhi Buaraja romanin “Loja, shembja e qiellit”. Ai ka zhvilluar në bibliotekën e qytetit një bashkëbisedim me lexuesit e Beratit, të cilët e quajtën nipin e tyre. Në këtë aktivitet kulturor, veç shumë lexuesve beratas, merrnin pjesë edhe Kryetari i Bashkisë Fadil Nasufi, ministri i Drejtësisë Nasip Naço, deputetët Fidel Ylli e Fatmir Toçi, si dhe botuesja e “Toena”-s, Irena Toçi dhe gazetarja Beti Njuma. Takimin e hapi drejtoresha e bibliotekës “Vexhi Buharaja”, Valbona Zylyftari, e cila foli për krijimtarinë e shkrimtarit dhe në veçanti për romanin e tij të fundit. Vetë Bashkim Shehu u shpreh se ishte një kënaqësi e veçantë që ndodhej në Berat. “Kam lidhje të veçanta me Beratin. Nëna ime është nga ky qytet, por s’e di a është më shtëpia e saj. Mbaj mend edhe një histori të shkurtër të shekullit të kaluar”, – tha Shehu, e më tej ndau me të pranishmit kujtimet e tij.
Abedin Kaja