Transformimi dhe investimet e njëpasnjëshme për Beratin, janë jo vetëm rikuperim i kohës së humbur i ish administrates që vegjetoi, por jetësimi i programit dhe vizionit tonë për t’i ofruar qytetarëve të këtij qyteti gjithçka i ka munguar në këto vite.
Rikualifikimi urban i sheshit “Iliaz Vrioni”, para ish agjencisë, duke e shndërruar në një hapësirë të dedikuar për qytetarët është kantieri i radhës ku brenda 6 mujorit të parë të 2021 do të nisi puna.
Transformimi i këtij sheshi ka impakt të fuqishëm edhe në fuqizimin e biznesit në këtë zonë, pasi do të rrisë aksesin e qytetarëve dhe jo vetëm.
Bashkëjetesa fetare mes kishës dhe xhamisë, aty ku ndërthurret thirrja e Ezanit dhe jehona e këmbanave e bëjnë panoramën e këtij sheshi të preferuarën e turistëve, ndaj impakti që ky investim ka për qytetin nuk është thjesht dhe vetëm një skicim 3Dimensional, por një projekt real që qytetarët e Beratit e meritojnë!