Bashkia Berat pasi ka aplikuar prane Fondacioni Shqiptaro Amerikan per Zhvillim, per projektin Rikonstruksioni i Bulevardit Republika dhe Sheshit Qendror te Qytetit ka marre se fundmi miratimin per financimin ne shumen 1 800 000 000 (nje miliard e teteqind milion leke te vjetra). Bashkia Berat ka marre persiper mbulimin e kostove te saj per buxhetin 2013/2014 ne shumen 400.000.000 (katerqind milion leke te vjetra).
Projekti mbeshtetet nga Fondacioni ne kuadrin e programit BID ( Business Improvement Districts), strategjia e te cilit fokusohet ne kater elemente kyc:
-Permiresim infrastrukture
-Sipermarrje nepermjet zhvillimit te biznesit
-Zhvillim i lidershipit nepermjet ngritjes se Shoqates se Biznesit
-Mbeshtetje per Turizmin kulturor dhe Ekoturizmin.
Ajo cfare ne projekt propozohet eshte kthimi i Bulevardit Republika ne nje rruge e bukur pedonale per shopping. Asfalti i vjeter dhe trotuaret do zevendesohen me pllaka guri dhe nje shesh i madh ne qender do zevendesoje zonen e cila perdoret sot per taksite dhe furgonat. Zona do te drejtoje turistet drejt nje rrjeti sitesh kulturore, restorantesh dhe aktivitetesh. Zona do te sherbeje si nje vend mikprites per panaire tregetie, evente, panaire artizanati, aktivitete kulturore etj.
Zona e Bulevardit dhe Qendres se Qytetit perfshin 57 biznese hotele, banka, kafene, sherbimet etj. Shumica e bizneseve kane modelet qe favorizojne trafikun pedonal. Brenda zones Fondacioni Shqiptaro Amerikan per Zhvillim do te vazhdoje te mbeshtese me asistence direkte 57 bizneset ne zone. Shume aktivitete do te hartohen per te promovuar produktet lokale dhe te edukojne qytetaret dhe turistet rreth ofertes turistike. Do zhvillohen panaire, per artizanet dhe prodhuesit lokale. Fondacioni Shqiptaro Amerikan per Zhvillim do te ndihmoje bizneset dhe sitet jashte zones per ti perfshire ato ne grante zhvillimi dhe sherbime.