Shtëpia Botuese “Saras” ka prezantuar dje në sallën e bibliotekës së qytetit të Beratit librin e autores Monika Stafa “Një ditë si Sofia”. Intelektualë dhe lexues të këtij qyteti iu bashkuan një bashkëbisedimi për librin dhe mbi atë çfarë po përjeton shoqëria shqiptare sot, pjesë e cila preket dhe nga publicistika që Stafa trajton në libër. Për kryetarin e bashkisë së këtij qyteti Fadil Nasufi, libri “Një ditë si Sofia” është një libër që flet hapur për gjërat që shqetësojnë të përditshmen tonë, parë me këndvështrimin e një gazetareje e cila kërkon t’i shohë problemet deri në origjinën e tyre. Për Nasufin, ky libër është një analizë që i bëhet krizës sociale dhe politike, por dhe një orientim drejt asaj që shoqëria duhet të përfaqësojë. Për Stafën, ky takim me lexuesin beratas ishte një vlerësim, pasi Berati vazhdon të jetë qyteti që reflekton e ka reflektuar në vite kulturën, por dhe një dashamirësi njerëzore që shihet dhe në raportet që ka pasur historikisht me të huajt që kanë mbërritur në këtë qytet. “Një ditë si Sofia” është një përmbledhje e shkrimeve të gazetares Stafa në gazetën Shqip, të shoqëruara me sprovën e saj të parë në letërsi, novelën që mban titullin e librit.
Book Promotion
The successful book “One Day like Sofia” was promoted among the book lovers in the city of Berat by the Author Monika Shoshori Stafa and “Saras” publishing house. The book with its short tense narratives have been highly appreciated by literary critics.