Qyteti simbol i arkitekturës botërore, ku impakti i rilindjes urbane dhe investimet në çdo cep të territorit po i japin një tjetër hov zhvillimor zonës, nuk mund të imagjinohej pa zgjidhjen e problemit të menaxhimit të mbetjeve, shoqëruar me një mjedis të gjelbër. Zgjidhja ofrohet përmes #landfillit të ri ku puna vazhdon me ritme të shpejta, ndërkohë që 90% e punimeve kanë përfunduar.
Ky investim madhor është fundi i një historie toksike, që qytetarët beratas e vuanin prej vitesh teksa shihnin vendgrumbullime të gjithëfarësoj mbetjesh në çdo cep të hapësirës publike.
Pa harruar të përmend se landfill-i është domosdoshëmëri edhe për habitatin; Osumi shpëton nga rrjedha e papastërtive