Kanë filluar punimet në segmentin rrugor Berat-Duhanas-Roshnik, një aks nga më të rëndësishmit në Qarkun e Beratit që i shërben banorëve të dy komunave. Shuma prej 30 milion lekësh wshtw akorduar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe do të mundësojë rikonstruksionin e plotë të këtij aksi, duke lidhur me qytetin 4200 banorë të 16 fshatrave të komunës Roshnik dhe rreth 1 mijë banorët e fshatit Duhanas të komunës Velabisht. Ky aks ka një gjatësi prej 12 km, gjerësi asfalti 4.75 m dhe gjerësi rruge me së bashku me bankinat 5.75m. Aktualisht po punohet për heqjen e dherave dhe punimet e shtresave me çakull e zhavor, punime që janë realizuar në masën 85%. Në këtë aks rrugor po punohet edhe për realizimin e veprave të artit siç janë: ura, mure mbajtëse dhe mure pritëse. Ndërtimi i kësaj rruge do t’u vijë në ndihmë fermerëve të këtyre zonave,që dallohen për resurse të shumta në vreshtari, frutikulturë dhe blegtori. Nëpërmjet kësaj rruge të rikonstruktuar, banorët e këtyre zonave do të kenë mundësi të transportojnë lehtësish produktet e tyre në tregjet e qytetit dhe më gjerë.
Berat-Roshnik road under reconstruction
The road from Berat to Roshnik village is being reconstructed. This road is a very important road in linking the farmers with the city of Berat so that they can have a better access with the inner markets. This road is being funded by the Albanian development fund.