Në Festivalin Mesir Paste në Manisa , morën pjesë përfaqësues nga të gjitha Bashkitë Binjake me Manisën, përfshirë edhe Delegacionin e Bashkisë Berat.
Festivali Mesir Paste në Manisa, është një traditë shumë e vjetër në historinë e qytetit, që daton në gati 500 vjet. Në vitin 2012, Festivali Mesir Paste Manisa hyri në Listën Botërore të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s.Mesir Paste ka filluar si një shpikje e mjekësisë në periudhën Osmane, por më vonë ajo u bë pjesë e rëndësishme e argëtimit lokal në këtë qytet.Sipas gojëdhënave në lidhje me origjinën e Mesir Paste; Ayse Hafsa Sultan, e cila u bë gruaja e Javuz Sulltan Selimit dhe nëna e Sulejmanit të Madhërishëm, pas vendosjes së saj nga Krime në Haremin Otoman në shekullin e 16, u sëmur shumë rëndë pas vdekjes së burrit të saj. Për fat të keq mjekët nuk mund të gjejnë një kurë, kështu që Sulltan Sulejmani kërkoi nga mjekët ilaçe duke përdorur barëra dhe erëza për të sëmurët .Mjekët përdorën 41 lloje të ndryshme të bimëve dhe erëzave së bashku për të formuar një pastë medicinale.Kur Hafsa Sultan e provoi këtë pastë, ajo u shërua dhe kërkoi që ky ilaç i mrekullueshëm të ndahej me të gjithë njerëzit. Sulltani ia shpërndante njerëzve çdo vit në formë festimi. Kremtimi i Festivalit Mesir filloi në këtë mënyrë rreth viteve 1527-1528.
Tags festivali