Muajin e kaluar u organizua edicioni i 8-të i Festivalit Folklorik Kombëtar të Sazeve dhe Isopolifonisë.
Aktiviteti për dy ditë më rradhë solli në Berat interpretime virtuoze nga trevat e Shqipërise se Jugut. Ai jo vetëm gjallëroi jetën kulturore dhe artistike të qytetit, por edhe ishte një mundësi e shkëlqyer për të spikatur individualitete dhe grupe virtuozësh si për sazet ashtu edhe në fushën e isopolifonisë.
Ka qenë meritë e organizatorëve të cilët kanë ditur të sjellin bashkë artistë në qytetin e Beratit dhe të organizojnë dy mbrëmje magjike të muzikës popullore. Në natën e dytë juria ka ndarë çmimet të cilat kanë qenë vërtetë të shumta.
Në fund janë shpërndarë çmimet.
Me çmimin e Karrierës u nderuan instrumentistët Arjanit Qafa dhe Trifon Qyli.
Me Diploma u nderuan interpretuesit Petrit Berisha, Altin Nuka ,Nesim Memo dhe Llambi Fejzo.
Me çmimin “Laver Bariu” u nderua klarinetisti Bajram Saçmja.
Me çmimin e parë në Isopolifoni u nderua Qëndra Kulturore e Skraparit.
Ndërsa me çmimin e Parë për Saze u nderua Qendra Kulturore Berat.
Tags saze