Piktori Buron Kaceli erdhi ne qytetin e Beratit me nje ekspozite personale ne nje perzgjedhje prej rreth pesedhjete veprave te gjinive te ndryshme si natyre te qete, pejzazh, portret dhe kompozim. Te gjitha keto realizime te piktures se kavaletit qe i perkasin krijimtarise se tij te pese viteve te fundit dhe jane te realizuara ne tekniken e ngjyrave te vajit. Buron Kaceli ne krijimtarine e tij shquhet per ndjeshmeri e sens poetik , per një lirshmëri në trajtimin koloristik e kompozicional te piktures se tij, si dhe per nje interes ne trajtimin edhe te temave sociale.