Berati renditet ne vendin e dyte,mes 30 qyteteve me te bukur te Europes,shkruan prestigjiozja britanike Telegraph.Ky klasifikim eshte bere nga agjensite japoneze,te cilat duan te promovojne turizmin ne vendet e vogla te Europes.
Agjensite japoneze te turizmit kane listuar 30 qytetet me te bukura ne Europe,dhe vendi i dyte i takon Shqiperise me Beratin e “nje mbi nje dritareve”.
Tendencat e turisteve japoneze ka zgjedhur ti publikoje prestigjiozja britanike Telegraph.
“Lagja “Mangalem” ndodhet ne qytetin e Beratit,ne Shqiperi dhe shtrihet ne brigjet e lumit Osum.Eshte nje pasuri qe mbrohet nga UNESCO.Ne kohen mesjetare ka qene qytet kufi me Perandorine Bizantine dhe kete e deshmon dhe keshtjella e saj”,-citohet ne shkrim.
Per turistet japoneze keto destinacione duket se perbejne tendencat e ketij viti.Ato jane perzgjedhur nga 300 agjensi ,qe jane pjese e Shoqates Japoneze te Agjensive te Udhetimit ,qe duan te promojne turizmin ne vendet e vogla te Europes.
Burimi: Shqiptarja.com