Në qendër të qytetit është duke u ndërtuar Zyra e ardhshme e Informacionit Turistik për qytetin e Beratit. Zyra do ti shërbejë të gjithë bizneseve turistike duke shpërndarë informacion si dhe duke vepruar si një qendër e zhvillimit të turizmit në bashkinë e re të Beratit.
Në zyrë do të ofrohen shërbime novatore interpretuese dhe ndërvepruese me turistë, grupe turistësh dhe studentë. Disa nga këto shërbime janë: zhvillimi e ekspozitave të përkohshme në zyrë në lidhje me aspekte specifike të sitit të Beratit, krijmin e mjedisit multimedial për shfaqjen e materialeve multimedia si video, filma dhe rindërtime ne 3D, krijimin i kendit te bizneseve turistike, krijimi i kioskes dixhitale per te marre te dhena te sakte nga turistet, si origjina, fluksi, shpenzimet etj. Në këtë projekt kontribues janë qeveria Shqiptare, Bashkia Berat dhe Risi Albania.
Bashkia Berat Për një Berat të Qytetarëve



