Home / Investime / Projekti i arredimit BID

Projekti i arredimit BID

Në kuadёr tё projektit BID – Business Improvement District,  ose Zona pёr Zhvillimin e Biznesit, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF)  dhe Bashkia Berat  kanë  investuar nё pёrmirёsimin e infrastrukturёs nё Bulevardin  Republika dhe sheshin Teodor Muzaka, Berat. Në vijim të këtij projekti, AADF ka kontraktuar studion PRG*BR Architektur për të plotësuar dhe përmirësuar arredimin urban në  këtë zonë. Ndërhyrja parashikon njё verifikim të gjendjes ekzistuese, takime me aktorët lokal, dizeim të elementëve arredues, si tendat, çadrat, ndenjëset, tavolinat, gjelbërimin në vazo dhe jo vetëm, përcaktimin e elementëve reklamues të bizneseve etj.  Brenda zonës BID, AADF dhe shoqata BID Berati do të vazhdojnë të mbeshtesin  me konsulencë teknike dhe grante bizneset që përmirësojnë shërbimet dhe ambjentet e tyre në funksion të krijimit të mundësive ekonomike të përmirësuara, të sigurisë, të një klime të mirë biznesi dhe të një zonë tërheqëse për vizitorët dhe qytetarët.

 

2