Home / Projekte / Prezantohet Studimi i Fizibilitetit të Lumit Osum sipas perspektivës Europiane

Prezantohet Studimi i Fizibilitetit të Lumit Osum sipas perspektivës Europiane

Në datën 22 Tetor 2013, Organizata Franceze SICALA,në kuadër të projektit ‘’Lumenjtë Franko-Shqiptarë sipas perspektivës Europiane’’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme Franceze, Programi i Bashkëpunimit të Decentralizuar Francë- Ballkan, prezantoi në ambientet e Bashkise Berat studimin e ekspertëve Francezë për basenin e Lumit Osum. Objektivi i këtij projekti është të krijohet një bashkëpunim ndërmjet Organizatës SICALA dhe dy Rajoneve të përzgjedhura në Shqipëri,Berati dhe Lezha,përsa i perket zbatimit të zgjidhjeve për lumejte sipas Direktivave të Bashkimit Europian.

Të pranishëm në takim, ishin Kryetari i Bashkisë Berat Z. Fadil Nasufi, Kryetarët e Komunave të Qarkut Berat , territoret e të cilave janë përfshirë në studim, specialistë,dhe përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e territorit.

Gjatë prezantimit, Kryetari i Bashkisë Berat Z. Nasufi , i njohu pjesëmarresit me marrëveshjen e bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet Bashkisë Berat dhe disa komunave si dhe Organizates SICALA për realizimin e projektit ‘’Sistemimi i lumit Osum sipas perspektivës Europiane’’.

Studimi u prezantua nga perfaqësuesit e Organizates SICALA Znj. Sara Duvochel dhe Z. Ettienne Fautrad. Studimi përfshinte analizën e terrenit ku kalon Lumi Osum, Çorovodë, Bogovë, Vokopolë,Vërtop, Peshtan, Vodicë, Berat, Velabisht dhe Moravë, cilësinë e ujit, morfologjinë e rrjedhës rreziqet,mënyrat sesi mund të përdoret Lumi në segmente të veçanta të rrjedhës së tij, si dhe veprimet përkatëse për t’a kthyer Lumin Osum në një aset natyror dhe rekreativ.

Studimi do të paraqitet pranë Komisionit të Bashkimit Europian në muajin Nëntor 2013 për të aplikuar për fondet IPA të programeve të Bashkimit Europian.

Home / Projects / The Introduction of a Feasibility Study of the Osum River according to the European Experience

The Introduction of a Feasibility Study of the Osum River according to the European Experience

 

On 22 October 2013, the French organization SICALA, in the context of the project “French Albanian Rivers according to the European Perspective”, financed by the Ministry of Foreign Affairs in France, Program of Decentralized Collaboration France-Balkans,presented in the Municipality of Berat the research of the French experts about the basin of the Osum River.

 

The research was presented by the representatives of the SICALA Organization, Ms. Sara Duvochel and Mr. Ettienne Fautrad. The study included a terrain analysis, the water quality, the flow morphology and risks and the appropriate actions that should be undertaken to turn the Osum River into a natural and recreative resort.

The study will be presented to the European Commission on November 2013 to be applied under the IPA program for possible finance.