Bashkia Berat prezantohet ne Konferencen‘’ Urat e Ballkanit flasin ‘’ e cila u zhvillua ne Llovech Bullgari.
Konferenca u zhvillua ne datat 10-11 Maj 2013 ne kuadrin e programit ‘’Kultura – nje ure per zhvillim’’ financuar nga UNESCO, dhe u shoqerua nga nje sere eventesh kulturore, koncerte, mono teater, ekspozita, dhe takime mes qyteteve te perfshira ne projekt.
‘’Urat e Ballkanit flasin’’ eshte nje iniciative artistike ne te cilen marrin pjese qytete nga 11 vende te Ballkanit , te famshem per urat e tyre emblematike, emblematike ne arkitekture si pjese e historise dhe turizmit dhe pse jo si metafora. Qytetet pjesemarrese jane: Berat (Shqiperi), Mostar (Bosnje Hercegovine), Lovech (Bullgari), Selanik (Greqi), Targu Jiu (Rumani), Novi Sad (Serbi), Struge (Fyrom), Novigrad ( Kroaci), Mitrovice (Kosove), Edirne (Turqi), Cetinje (Mali Zi).
Projekti syon te krijoje kontakte ndemrjet artisteve te ndryshem, te krijoje nje lidhje ndermjet qyteteve dhe administratave te tyre, te cilat do te mbeshtesin zhvillimin kulturor, industrite e kultures, si dhe per t’i dhene impulse te reja ruajtjes se trashegimise materiale dhe shpirterore, me perpjekje te perbashketa per ruajtjen e vleres universale kulturore.
Projekti financohet ne pjesen me te madhe nga Unesco nga Fondacioni Ballkanika dhe partneriteti i Bashkive te perfshira ne Projekt.
Eventi i ardhshem ‘’Urat e Ballkanit flasin’’ do te organizohet nga Bashkia Berat ne muajin Shtator 2013 , ku do te realizohen nje sere aktivitetesh kulturore, me pjesemarrjen e disa qyteteve Ballkanike.