Në ceremoninë e konstituimit të Këshillit të ri të Bashkisë së Beratit dhe betimit si Kryetar, një ceremoni tërësisht qytetare dhe paqësore.
I privilegjuar dhe i vetëdijshëm për punën e madhe që na pret, besoj fort se përgjegjësia që kanë marrë këshilltarët ashtu edhe unë si kryetar Bashkie është e atillë që në këtë mandat ne kemi detyrimin që jo vetëm ta bëjmë këtë një institucion me një fytyrë njerëzore që të ketë zemër për qytetarët e vet, por mbi të gjitha duhet të bëjmë kthesën e madhe që të kthejmë shpresën për brezin e ri të qytetit.
Unë jam i gatshëm si kryetar bashkie që bashkë me të gjithë ju, ne të përmbushim këtë mision fisnik që qytetarët na kanë besuar në një proces zgjedhor nga vitet e tjera.
Në katër vitet që na presin do jemi gjithmonë në gadishmëri për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve të Beratit njëlloj, pa dallim.
Unë jam i bindur që do të rrisim e do të mbajmë në mënyrë të vazhdueshme lidhjet me komunitetin i cili na votëbesoi e jo vetëm.
Edhe një herë falenderoj nga zemra çdo qytetar të Bashkisë së Beratit që na ka besuar këtë punë kaq të vështirë, që për mua është puna më e bukur në botë, për të cilën ndjehem i privilegjuar.
Unë jam i bindur se ne do të bëjmë më të mirën për qytetin e Beratit.