Home / Aktivitete /  NË DITËN E TURIZMIT, PROMOVOHET KATALOGU I 2-TË I ARTIZANATIT

 NË DITËN E TURIZMIT, PROMOVOHET KATALOGU I 2-TË I ARTIZANATIT

Në Ditën e Turizmit, në mjediset e hostel “Maya”, Goricë, u promovua sot Katalogu i 2-të i Artizanatit i krijuar me ndihmën e Bashkisë Berat, Qendrës së Artizanatit “Margarita”, Korpusit të Paqes dhe partneres së tij, organizatës “World Connect”. Katalogu i krijuar pasqyron punimet më të mira të artizanëve aktiv në qytetin e Beratit. Qëllimi i krijimit të katalogut është promovimi i punimeve artizanale, nxitja e përmirësimit të produkteve dhe shitjes së tyre. Aktiviteti u përshëndet nga Kryetari i Bashkisë, z. Petrit Sinaj, i cili vlerësoi iniciativat e Bashkisë në drejtim të zgjerimit të ofertës turistike në qytet, duke pasur si bazë komunitetin. Aktiviteti u zhvillua në mënyrë simbolike në hostel “Maya”, një nga bujtinat e reja e hapur rishtas në lagjen “Goricë”, për të mirëpritur fluksin në rritje të turistëve në qytetin e Beratit. Pas aktivitetit, një pjesë e pjesëmarrësve vijuan vizitat në “Ana Rest House” dhe “Lorenc Pushi, Guest House”, dy prej bujtinave të tjera të lagjes “Goricë”.