Home / Njoftime / Draft Buxheti dhe evidenca 2016 – 2020

Draft Buxheti dhe evidenca 2016 – 2020

Informacion pembledhes per draftin perfundimtar te PBA  2018-2020 dhe plan buxhetit 2018.

Te  nderuar  këshilltarë!

Po paraqesim sot nje informacion te pergjithshem te hartimit te Programit Buxhetor Afatmesem 2018-2020, si dokumenti perfundimtar, hartimi i te cilit kaloi ne te gjitha fazat e parashikuara ne Ligjin “Per financat e veteqeverisjes vendore”. Materiali i plote do t’ju paraqitet ne ditet ne vijim per t’u diskutuar ne mbedhjen e radhes se keshillit Bashkiak.

Ky është viti i parë i zbatimit të ligjit nr. 68, datë 27.04.2017 “Për financat e vetëqeverijses vendore”  dhe  me daljen e akteve nënligjore  në zbatim të tij, janë hedhur bazat e shendosha të mirëmenaxhimit të financave vendore.

Përmes këtij ligji në vitin 2018 do të arrihet rritja e autonomisë fiskale dhe financiare vendore nëpërmjet:

  • sigurimit të më shumë burimeve të financimit për njësitë e vetëqeverisjes vendore, të shoqëruara me më shumë parashikueshmëri, stabilitet dhe transparence.
  • forcimi i rregullave dhe procedurave për menaxhimin e financave publike në nivel vendor duke siguruar më shumë disiplinë fiskale.
  •  Rritja e kompetencave dhe fondeve për qeverisjen vendore në fusha dhe sektorë zhvillimorë si bujqësia, pyjet, rrugët, e transformon rrënjësisht konceptin e qeverisjes vendore duke i dhënë një dimension të ri qeverisjes vendore, më shumë mundësi zhvillimi, duke sjellë dukshëm edhe një përmirësim të shërbimeve të ofruara për qytetaret.

Bashkia Berat përgatiti fazën e pare te Planit Buxhetor Afatmesem 2018-2020 dhe miratoi materialin ne Këshillin Bashkiak me Vendimin nr. 67 date 10.07.2017. Per te finalizuar procesin dhe per te  pergatituar draftin e rishikuar u  hartua plani i  masave  dhe veprimi ku u  realizuan degjesat publike ne te kater njesite administrative dhe lagjet e qytetit. Degjesa u urganizuan edhe me grupet e interesit, shoqerine civile dhe komisionin qytetar . Gjithesej 9 degjesa publike.

Problematikat e dala nga keto degjesa, qe kishin te benin kryesisht me infrastrukturen rrugore, permiresimin e ndiçimit, shtimin e siperfaqeve te gjelberta, permiresimin e furnizimit  me uje te pijshëm etj., u adresuan ne ndermarrjet perkatese, për të qenë pjese integuese e ketij Plan Buxheti 2018, si dhe të dy viteve pasues te tij.

Pas perfundimit te degjesave publike u pergatit materiali dhe u miratua ne Keshillin Bashkiak me Vendimin nr. 74 date 23.09.2017.

Ne lidhje me hapat e metejshëm te pergatitjes se plan buxhetit te vitit 2018, gjate muajit tetor-nentor  u punua nga specialistet perkates te Drejtorive te Bashkise ne planifikimin per cdo ze te te ardhurave dhe shpenzimeve, duke arrritur te sjellim nje buxhet ambicioz ne planifikimin e te ardhurave dhe sa me real dhe me afer qytetareve ne dretim te shpenzimeve:

 

   Fokusi i punes sone ne  periudhen  afatmesme 2018-2020,  konsiston ne:

 

  1. Vijimin e kryerjes se  shërbimeve  publike te pastrimit, mirëmbajtjes se varrezave publike dhe te deshmoreve, mirëmbajtjen e lapidareve, dekorin festiv jo vetem ne qytet, por edhe ne njesite administrative, pjese perberese te Bashkise se re Berat.
  2. Mirëmbajtjen e vazhdueshme të rrugëve kryesore, trotuareve, segmenteve rrugore, rehabilitimin e kalldremeve, mirembajtjen e sistemit te ndricimit me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve për komunitetin,  ne  Lagjet nr. 1 , 2 dhe 3, si dhe ne njesite administrative Roshnik, Otllak, Velabisht dhe Sinje.
  3. Identifikimi dhe adresimi i nevojave për ndërhyrje rehabilituese të kopshteve, shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në Bashkine Berat dhe njësitë adminsitrative të Bashkisë.
  4. Ofrimi i nje sherbimi me cilesor dhe brenda nje kohe sa me te shkurter, ne saje edhe te informatizimit teresor te sistemit te taksave dhe tarifave vendore.
  5. Venia ne eficense e Zyres me Nje Ndalese, per nje sherbim sa me korrekt dhe  ne kohe reale me komunitetin.
  6.  Çlirimin e buxhetit te Bashkise nga detyrimet  financiare  dhe shpalljen e ofertes se hapur per shitjen e aksioneve të Futboll Klub “Tomori 1923 sh.a”.
  7. Menaxhimin e qendrueshem dhe afatgjate te pyjeve dhe kullotave, shtimin e te ardhurave ne buxhetin lokal nga shfrytezimi i burimeve natyrore.
  8. Rehabilitimi i rrjetit kullues dhe vaditës në territorin e Bashkisë Berat si dhe bashkerendimi i punes  me institucionet qendrore  per sistemin e ujrave te larta te stuhive.
  9. Nevojen per investime (Trajtuar ne programin e Planifikimit te Teritorit dhe Investimeve) dhe sigurimin e burimeve te tjera financimi, pervec te ardhurave te Bashkise, FZHR, edhe  nga donatoret  dhe  nga  partneret nderkombetarë.
  10. Te mbeshtese  projektin e nisur nga ish – Ministria e Zhvillimit Urban per subvencionimin e qirase në tregun e lirë  për familjet e pastreha  me të ardhura familjare mujore shume të ulëta, me persona me aftësi të kufizuar në përbërjen familjare, gratë e divorcuara me fëmijë në ngarkim,  i cili  ka filluar në vitin 2017, përfitues të të cilit kanë qënë 7 familje. ( Vlera e subvencionimit eshte mbuluar pjeserisht nga  fonde te çelura  nga ish-MZHU  dhe pjeserisht nga fonde të buxhetit të bashkisë.)
  11. Te përfshije në skeme e përfitimit të subvencionimit  te qirasë edhe familjet në kushte të vështira sociale dhe  ekonomike  të strehuara në banesat sociale të bashkisë .
  12. Bashkia Berat do te intensifikojë  me tej  marredheniet me donatorë dhe partnerë; Me Kompanine TAP Shqiperi do te behet e mundur rikonstruksioni i dy shkollave ne Uznove dhe Veterik dhe ndertimin e nje kopshti per femijet ne Dyshnik. Gjithashtu edhe mbeshtetjen e dy projekteve te tjera komunitare: Mobilimi i brendshem i Bibliotekes Berat ( duke bashkefinancuar edhe bashkia)  dhe Qendres Komunitare ne Kala.
  13. Me kompanine e naftes “Shell” do te behet e mundur mbeshtetja per disa evente kulturore dhe panaire kulturore  ne fshatrat perreth malit të Shpiragut.
  14. Ne kuadrin e Programit IPA Competitivness 2017, Berati do te jete pjese e financimit nga Delegacioni i BE dhe Bankes Europiane per Rindertim dhe Zhvillim ( BERZH), per projekte infrasturkturore ne funksion te rritjes se turizmit. Bashkia Berat ka aplikuar per mbeshtetje per disa projekte qe rrisin aksesin ne Malin e Tomorit dhe Qendren Historike.

 

KOMENTE MBI  PLANIFIKIMIN E TE ARDHURAVE/SHPENZIMEVE

Bashkelidhur gjeni Planifikimin e te ardhurave te Bashkise, me tabelat per çdo Njesi Administrative. Ky planifikim eshte mbeshtetur ne baze te Vendimit te Keshillit Bashkiak nr.57 date 28.12.2015 “Per miratimin e sistemit te Taksave dhe Tarifave Vendore ne Bashkine Berat” i ndryshuar, me VKB “Per disa shtesa dhe ndryshime te ketij vendimi”, dhe ne legjislacionet perkatese.

Baza e perllogaritjeve per planin e te ardhurave 2018,  jane te gjitha te dhenat nga secila Drejtori, te cilat krijojne te ardhura per Bashkine, referuar realizimit 10 mujor, situaten faktike 10 mujore, pritshmerise 2017, trendit te dy viteve parardhese, e bazuar kjo ne legjislacionet perkatese qe i referohet cdo Drejtorie, Njesi Shpenzuese e Bashkise apo Njesi Administrative.

Pasqyra e pare eshte permbledhese per gjithe Bashkine Berat, ndersa 4 pasqyrat  e tjera jane per cdo njesi Admistrative. Pergjithesisht plani i te ardhurave eshte  me trend pozitiv, per reference ju kemi bashkelidhur dhe nje pasqyre, ku jepet fakti 2016, plani 2017, realizimi 10 mujor 2017, i pritshmi 2017 si dhe plani 2018-2020.

Të ardhurat e Bashkisë Berat për vitin 2018, paraqiten me një rritje prej 11 % në krahasim me vitin 2017, ndërsa për vitet 2019 e 2020 mendohet të kenë rritje përkatësisht (bere nje parashikim i perafert) 3%, duke qene ne kuadrin e planifikimit dhe ne trendin e rritjes mesatar te PBB, bazuar ne Vkm nr. 47, date 25.01.2017. Këto parashikime mbështeten në llogaritjet e përgjithshme që janë të lidhura ngushtë me masat që pritet të ndërmerren nga administrata tatimore në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse të Bashkisë, por dhe jashtë saj, për realizimin e parashikimeve të pretenduara të të ardhurave. Parashikimi i të ardhurave për këtë periudhë parashikon rritjen e nivelit të të ardhurave nga taksat e tarifat vendore dhe te ardhura te tjera, duke forcuar kapacitetet administruese dhe duke rritur numrin e taksapaguesve,por jo me ndryshime ne nivelet e taksave apo tarifave.

Në këtë parashikim janë marrë në konsideratë:

ü  Rritja të ardhurave nëpërmjet rritjes së bazës së taksapaguesve dhe luftës kundër evazionit fiskal (evidentimi i subjekteve mospaguese dhe atyre të reja);

ü  Lehtësimi i procedurave në marrëdhënie me subjektet;

ü  Ecuria e realizimit të të ardhurave dhe analiza një për një e çdo takse & tarife, për faktorët dhe konkretisht të disa zerave qe kanë ndryshime me te medha, ne rritje, krahasuar me vitet e kaluara:

1.Taksa e ndikimit ne infrastrukture nga ndertimet e reja eshte parashikuar me nje rritje 57%, duke analizuar trendin e dy viteve te realizimit te kesaj lloj takse, dhe duke marre parasysh lejet, si rjedhojë e ndryshimeve që iu bene ligjit të urbanistikës dhe zhbllokimit të dhënies së lejeve të ndërtimit, nga periudha e gjate e bllokimit te tyre.

2.Taksa e fjetjes ne hotel eshte parashikuar mbi bazen e realizimit te vitit 2016-2017, ne trendin e dy viteve te fundit. Deri ne momentin e planifikimit, kjo lloj takse eshte paraqitur me rritje, pavaresisht se ne mbyllje te vitit kemi pasur realizim me shume se planfikimi, si rezultat i rritjes se numrit te turisteve. Rritja krahasuar me vitin 2017 eshte parashikuar 38%.

3.Tarifat ,sidomos pastrim, ndriçim, gjelberim, jane planifikuar me rritje, pasi ne buxhetet e dy viteve me pare nuk ishte e mundur te planifikohej sakte keto tarifa per familjet sepse ishin vite  mbas reformes territoriale (bashkimi me ish komunat). Rritja krahasuar me vitin 2017 eshte parashikuar nga 9%-14%.

 

  • Në vazhdimësi, permiresimi i sherbimit ndaj tatimpaguesve si rrjedhoje e shtrirjes në njësitë administrative dhe zyrat e taksave ku paguhen taksat e familjes te sistemit bashkëkohor informatik tatimor TAIS per administrimin e taksave dhe tarifave vendore. Kjo do të sjellë uljen e kohës së shërbimit ndaj tatimpaguesve dhe ulje të punës manuale të specialistëve.

 

  •  Në kuadër të reformës teritoriale zgjerimi i vijës administrative të Bashkise do të rrisë potencialin e të ardhurave të Bashkisë Berat, duke shfrytezuar rritjen e bazes se taksueshme dhe evidentimin e metodave te reja.
  • U Shtuan lehtesirat tatimore per biznesin gjate vitit 2017, dhe konkretisht:

Për Bizneset e hapura nga familjet e reja dhe  te drejtuara nga gra, në vitin e parë të ushtrimit të aktivitetit për të gjitha Njësitë Administrative kjo tarifë do të paguhet ne 20% me ulët te tarifës normale.

Për Familjet me një prind, me fëmijë deri në moshën 22 vjec, që janë në vazhdimësi    të arsimimit, per të gjitha Njësitë Administrative kjo tarifë do të paguhet në 30% me ulët të tarifës normale.

  • U ndryshua Tarifa e Pastrimit dhe largimit te mbeturinave per subjektet e biznesit te madh, që nxjerrin gurin ranor etj. dhe perpunimin e tyre per çdo Njësi Administrative qe do te sjelle ndryshim ne te ardhura.
  • U shtua Tarifa e sherbimit per kryerjen e procedures se kalimit te pronesise te pasurive te paluajtshme, të ndertuara deri më 10.08.1991, e të truallit funksional të tyre, kur nuk posedon akte fitimi pronësie, si dhe për regjistrimin e tyre .

 

ü  Për familjet në nevojë tarifa e shërbimit për kryerjen e procedurës së kalimit të pronësisë të         pasurive të paluajtshme, të ndërtuara deri më 10.08.1991, e të truallit funksional të tyre, kur  nuk posedon akte fitimi pronësie, kjo tarifë do të paguhet ne 50% me ulët te tarifës normale.

Parashikimi i shpenzimeve është bërë në bazë të strategjive sektoriale afatmesme dhe  afatgjata të investimeve të Bashkisë dhe reflekton prioritetet e investimeve të Bashkisë shprehur ne dokumenta stategjik.

Në këtë parashikim janë marrë në konsideratë:

Shpërndarja e financimeve  për 3 vitet në vazhdim shkon për:

o Shpenzime kapitale sipas programeve të zhvillimit të qytetit,

o Shpenzime operative dhe të mirëmbajtjes për përmbushjen e funksioneve;

o Shpenzime personeli;

 Ne kete material perfundimtar te  PBA 2018-2020 dhe plan buxhetin  2018   listojme Programet buxhetore per periudhen afatmesme:

  1. Planifikim Menaxhim dhe administrim

1.1.Aparati i Bashkise

1.2.Kuota e Keshillit te Qarkut, transferte DRT

1.3.Fondi rezerve i emergjencave dhe Fondi i kontigjences

1.4.Transferta BID Berat, Transferta UKBK

  1. Menaxhimi i mbetjeve dhe sherbimet publike vendore
  2. Gjelberimi
  3. Mirembajtja e rrugeve dhe ndicimi public
  4. Bujqesia, ujitja dhe kullimi , sherbimi veterinar.
  5. Ujesjelles – kanalizime
  6. Arsimi dhe edukimi
  7. Kultura, trashegimia, turizmi dhe sportet
  8. Sherbime sociale

9.1  Qendra “Lira”

9.2  Bonus stehimi

9.3  Ndihme sociale shtresat ne nevoje

  1.  Mbrojtja nga zjarri dhe shpetimi.

Plan buxheti 2018  ne lidhje me shpenzimet   synon:

 

ü  Rritjen e cilësisë së shërbimeve në sektorët prioritarë, shërbime publike, arsim dhe infrastrukturë rrugore ne gjithe teritorin e bashkise.

ü  Zbatimin e politikave kombëtare për përcaktimin e nivelit të pagave;

ü  Rritje te raportit midis shpenzimeve korrente dhe atyre kapitale ne favor te atyre kapitale;

ü  Shpenzimet operative dhe te mirëmbajtjes te ruajnë trendin  rritës  me  objektivin e përmirësimit te cilësisë se shërbimeve  publike vendore, administrimit dhe mirëmbajtjes me te mire te ambienteve mësimore, infrastrukturës rrugore, mirëmbajtjes se sipërfaqeve te gjelbërta, përmirësimit te ndicimit publik etj;

ü  Shpenzimet e personelit (600+601),   mbështetet  ne numrin e pandryshuar te punonjësve për vitin ne vijim si dhe ne kuadrin ligjor ne fuqi për përllogaritjen e pagave.

ü  Harmonizimin e kërkesave te komunitetit te dala nga dëgjesat publike  me planet sektoriale te bashkise dhe te njesive te vartesise.

ü  Listimi i prioriteteve dhe  përfshirja e tyre ne strategjitë lokale, balancim i  kërkesave me  mundësitë financiare.

ü  Shlyerjen e te gjitha detyrimeve  per investimet ne proces nga viti 2017 dhe mbylljen e vitit buxhetor pa borxhe e moskrijim detyrime te mbartura.

ü  Mbështetje te aktiviteteve sociale kulturore dhe sportive ne bashkëpunim me donatorë dhe partnerë vendas dhe te huaj.

ü  Hapja e çerdhes ne Uznove, miratuar me VKB nr 88 date, 25.10.2017 konfirmuar me shkresen nr. 1688/1 prot date, 03.11.2017 te Prefektures Berat. Hapja e kesaj çerdheje sjell shtim te buxhetit per mirembajtje te godinave arsimore.

ü  Kalimi i ndryshimit te sherbimit te ushqimit dhe servirjes ne kopshte, cerdhe me kontraktimin e operatoreve ekonomikë miratuar me VKB nr 88 date, 25.10.2017 konfirmuar me shkresen nr. 1688/1 prot date, 03.11.2017 te Prefektures Berat dhe VKB nr. 42 date 28.04.2017.

ü  Nr.i femijeve ka ardhur ne rritje, cka sjell shtim te buxhetit ne zerin shpenzime per ushqim.

Ne planifikimin e shpenzimeve eshte arritur te ruajmë  balancimin buxhetor  dhe ruajtjen e  trendit rrites te shpenzimeve per investime duke u nisur nga fakti i vitit 2016, ku ato zene 18.2% te totalit te shpenzimeve.

Ne vitin 2017 pritshmeria parashikohet ne  nivelin 24%  te totalit, por fondi rritet me 77%.

Ne vitin 2018 parashikohet te zene  24% .

Ne vitin 2019 parashikohet te zene  24.2 % .

Ne vitin 2020  parashikohet te zene  24.8 %  Pra ne terma real fondi i investimeve nga te ardhurat e bashkise ka trend rrites.

Shpenzimet operative dhe te mirembajtjes pergjithesisht ruajnë trendin  rrites me  synimin e permiresimit te cilesise se shpebimeve publike vendore, mirembajtjen e rrugeve, kalldemeve, administrimit dhe mirembajtjes me te mire te ambienteve mesimore, infrastruktures rrugore, mirembajtjes se siperfaqeve te gjelberta, permiresisit te ndicimit public etj.

Parashikohet te zene rreth 28%  te totalit te shpenzimeve vjetore, me  2% ulje ne krahasim me planin 2017, pasi jane planifikuar me pak fonde  se ne vitin 2017, ne transferten e Sha a, “Tomorri 1923” ( i cili kishte borxhe ndaj OSHEE  rreth 10 000 000 leke qe u likuiduan ne vitin 2017).

Shpenzimet e personelit (600+601),  mbeshtet ne numrin e pandryshuar te punonjesve per tri vitet ne vijim si dhe ne kuadrin ligjor ne fuqi per perllogaritjen e pagave. Keto shpenzime do te zene rreth 49% te totalit te shpenzimeve vjetore, duke  ruajtur te njejtin rrites me rreth 3%.

Bashkelidhur  do te gjeni pasqyrat e buxhetit 2018 dhe investimet e parashikuar ne tre vitit 2018-2020.

KONKLUZIONE DHE PERFUNDIME;

  1. Plan Buxheti i vitit 2018 eshte hartuar nga Bashkia Berat, mbeshtetur ne gjithe aktet ligjore e nenligjore te ardhura nga Ministria e Financave duke ndjekur ne menyre korrekte fazat e pergatitjes se tij.
  2. Plan Buxheti 2018  permban te integruar ne programet buxhetore te tij problematikat e dala nga degjesat publike organizuar per here te pare nga bashkia Berat me procesverbal te rregullt, me liste pjesmarresish dhe me njoftime ne mediat locale e te pasqyruara ne faqen zyrtare e rrjetin social te Bashkise.
  3. Plan Buxheti 2018  (plani i te ardhurave ) eshte mbeshtetur ne paketen fiskale miratuar me Vendimin e Keshillit Bashkiak nr. 57 date 28.12.2015 “Per miratimin e sistemit te Taksave dhe Tarifave Vendore ne Bashkine Berat” i ndryshuar, me VKB “Per disa shtesa dhe ndryshime te ketij vendimi”,dhe ne legjislacionet perkatese.
  4. Plan Buxheti 2018 (plani i shpenzimeve) eshte mbeshtetur ne te njejtin numer  punonjesish si ne vitin 2017, duke reflektuar ndyshimet ligjore ne fushen e pagave dhe sigurimeve shoqerore.
  5. Plan Buxheti 2018  nuk mbart detyrime  te prapambetura, mbeshtetur ne pritshmerine e realizimit te treguesve buxhetit te vitit 2017, te cilin do te mbyllim pa deficit, me perjashtim te faturave te muajit dhjetor 2017.
  6. Kemi hartuar nje plan te ardhurash ambicioz me rreth 11% me shume se plani i vitit 2017 dhe realizimi i  tij perben nje nga sfidat me te rendesishme te  administrates sone per vitin e ardhshem.
  7. Ne plan buxhetin e vitit 2018 nuk kemi perfshire te ardhurat e trasheguara nga viti 2017, pasi rezultati perfundimtar do te dale pasi te rakordojme te ardhurat dhe shpenzimet e realizuara deri me 31 dhjetor 2017, procedure qe kryhet ne janar 2018  me degen e thesarit. Kjo shume  do te miratohet  me mbedhjen e Keshillit Bashkiak te fillim vitit 2018.

Duke ju paraqitur kete material permbedhes jemi te hapur  dhe mirekuptues per cdo sugjerim dhe mendim Tuajin per ta reflektuar ne Draftin e Plote Perfundimtar qe do t’ju vihet ne dispozicion ne ditet ne vijin, me synimin per te bere me te miren ne sherbim te komunitetit te Bashkise Berat!

Faleminderit per bashkepunimin!

 

Drejtoria e Financës                                                 

Luiza  Bazaj

 

 

Drejtoria e  Taksave                                                            

Nevila CAUSHLLARI

 

 

KRYETARI I  BASHKISË

 

Petrit  SINAJ

 

Evidenca 2016 – 2020

relacion ne lidhje me informacionin e planfikimit te te ardhurave

DISKUTIM DRAFT BUXHETI

1