Njoftim për Konsultim Publik
Të dashur qytetarë, OJF, grupe interesi…
Bashkia Berat ka hartuar Draft-Planin Social Vendor 2027-2030, i cili aktualisht ndodhet në fazën e konsultimit publik. Dokumenti është bashkëlidhur këtij njoftimi për shqyrtimin tuaj.
Në kuadër të përfshirjes së komunitetit, organizatave, grupeve te interesit,Bashkia Berat do të organizojë një dëgjesë publike në:
📅 Datë: 05.08.2026
🕙 Ora: 11:00
📍 Vendi: Salla e konferencave, Bashkia Berat
Ftoheni të merrni pjesë dhe të ndani mendimet, sugjerimet dhe kontributin tuaj për përmirësimin e këtij dokumenti të rëndësishëm.
Për çdo ide apo sugjerim, mund të kontaktoni gjithashtu me përgjegjësen e shërbimeve shoqërore në Drejtorinë e Shërbimit Social:
👤 Juvina Qevani
📧 juvina.qevani@bashkiaberat.gov.al
Pjesëmarrja juaj është shumë e rëndësishme!
Bashkia Berat Për një Berat të Qytetarëve