Me Kryeministrin Rama inspektuam sot disa prej kantierëve të ndërtimit në Berat, ku puna vijon intensivisht për t’iu përgjigjur detyrimit që kemi ndaj qytetarëve dhe për t’i kthyer këtij qyteti shkëlqimin e dikurshëm.
Vend depozitimi i mbetjeve me mbështetjen e qeverisë zviceriane
Rruga “Muzak Topia”, aksesi Kala me mbështetjen e Bankës Botërore.
Ujësjellësi i rajonit nr.1 me mbështetjen e KfW.
Ujësjellësi Velabisht.
By-pass i vogël, Ura Velabisht – Ura Goricës.
Xhamia “Mbret” dhe Xhamia “Beqarëve”, me mbështetjen e “Tika”.
Materniteti i ri i për qarkun Berat.
Shumë shpejt do të hapen kantierët për by pass-in e madh, parkimin nëntokësorë në qendrën e qytetit dhe shumë projekte të tjera zhvillimore.
Mandati i tretë qeverisës do të jetë vazhdimësia e këtyre punëve të nisura. Do të jetë mandati i investimeve madhore që nuk do të ndalin për të plotësuar mozaikun e projektit gjigand të Shqipërisë që Duam.