Home / Aktivitete / Prezantimi i Kartës Rinore Evropiane

Prezantimi i Kartës Rinore Evropiane

#Bashkë #RiniaBeratase #BashkiaBerat #BeratiPunon #NjëHapPërpara #KudoPunohet #ÇdoDitë #ÇdoVit

Të premten me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, zhvilluam takim prezantues dhe informues me OJF-në e Youth Act si dhe me të rinjtë beratas, në një takim që konsistoi në prezantimin e Kartës Rinore Evropiane, e vlefshme në 38 vende të Evropës dhe disa bashki të tjera në vend, e cila nuk është vetëm një Kartë Rinore por një paketë shërbimesh ku do të merren me ulje ato shërbime, si : transporti, sistemi bankar, trajnime dhe studime, bursa universitare, shëndetësi dhe të gjitha sferat e tjera të jetës ku të rinjtë e moshës 14-30 vjeç kanë më shumë akses, sepse pavarësisht se nuk ka qenë një premtim elektoral, qendrojmë fortësisht besimit se fuqizimi i të rinjve të qytetit është primare, duke financuar dhe ofruar këto Karta Rinore Evropiane si një mundësi kursimi të njëjtë me të rinjtë evropian, do të arrijmë të përmirësojmë jetën dhe t’i japim mundësi që të investojnë më mirë në të ardhmen e tyre.