Home / Aktivitete / Turizmi gjate vitit 2011

Turizmi gjate vitit 2011

Gjate vitit 2011, situata e turizmit ne Berat sipas te dhenave qe kemi nga fluksi i vizitoreve ne Qendren Historike, rezulton  te jete pozitive. Sipas numrit te biletave te shitura ne Kala rezulton se jane 8729 vizitore te cilet kane hyre ne Berat ne periudhen Mars- Korrik 2011, prej te cileve rreth 80 % jane vizitore nga te huaj. Nderkohe qe ka edhe nje fluks vizitoresh Shqiptare , kryesisht nga diaspora dhe Shqiptare te Shqiperise te cilet vijne ne Berat . Vizitoret jane kryesisht te intresuar per kulturen dhe trashegimine e qytetit, arkitekturen,historine, muzeumet , objektet e kultit, kishat bizantine dhe monumentet e kultures. Gjithashtu ka nje interes ne rritje edhe per turizmin e aventures dhe ekoturizmin, rafting ne lumin Osum, ngjitje ne Malin e Tomorrit, ecje apo ture me bicikleta ne rrethinat e qytetit . Kryesisht vizitoret qendrojne 1-2 dite ne Berat por edhe me shume ne vartesi te aktivitetit qe ata zhvillojne .Ata vijne te orientuar nga agjensi turistike , apo thjesht jane turiste te pavarur te cilet vizitojne Europen, apo Ballkanin dhe ne kete tur perfshijne dhe Shqiperine dhe Beratin. Nderkohe qe ka shume te rinj studente nga Europa qe vizitojne Rajonin e Europes Juglindore dhe jane te pritur per te prekur kulturen vendase , natyren dhe trashegimine.

Kalaja e qytetit, Lagjet Muzeale Gorice dhe Mangalem te cilat jane pjese e Listes se Unesco-s , Qendra Mesjetare dhe objektet monument kulture jane pikat me te frekuentueshme ne qytet. Pas perfshirjes se Beratit ne Listen e Unesco-s fluksi I vizitoreve ka ardhur gjithnje ne rritje dhe interesi i tyre eshte rritur per te vizituar Beratin , resurset natyrore dhe kulturore te tij dhe brenda ketij turi perfshijne edhe Apolonine, Gjirokastren dhe Butrintin.