Mirekuptojme shqetesimin tuaj qytetar per perfundimin e punimeve ne Bulevardin Republika dhe Sheshin Teodor Muzaka. Pa dashur te justifikojme vonesat e krijuara ju sqarojme si me poshte:
Punimet ne Bulevardin “Republika” dhe Sheshin “ Teodor Muzaka” kane kaluar afatet e kontrates, arsyeja e shtyrjes se afatit ka qene mungesa e gurit gri gelqeror. Tenderi i pllakave te gurit gri gelqeror dhe ai ranor eshte shtyre disa here pasi çmimi i vendosur per gurin gri gelqeror eshte realisht nen kosto. Asnje sipermarres nuk morri pjese ne tender e cila solli per pasoje qe prodhimi i gureve ne pikat e prodhimit te filloj me vonese.
Arsyeja e 2-te eshte se guri gri gelqeror i parashikuar per tu vendosur ne Bulevardin Republika dhe Sheshin Teodor Muzaka eshte i ralle ne masivin e malit Tomor, i cili nuk gjendet ne sasira te medha dhe eshte i depozituar ne pika te veçanta sipas formimit te tij gjeologjik. Del i shtresezuar ne shtresa te holla te cilat nuk plotesojne specifikimet teknike te pllakave qe kerkon Bashkia Berat dhe ne raste te tjera del ne shtresa te trasha qe kerkon ripunim per tu prure ne parametrat qe kerkohen. Per te mos i pezulluar punimet Bashkia Berat ne bashkepunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, i cili eshte investitori kryesor, ne pamundesi per te siguruar pllaken e gurit gri gelqeror i sugjeruan firmes projektuese, duke marre miratimin e strukturave perkatese, per zevendesimin e gurit gri gelqeror te Sheshit Teodor Muzaka me gurin ngjyre roze te Gjirokastres ne nje sasi prej 2000m² dhe per pjesen tjeter te sheshit rreth 3000m² te perdoret guri bezhe i Tomorit. Firma kontraktore ka lidhur kontraten per sigurimin e ketij guri ne afatet e percaktuara per perfundimin e punimeve ne muajin shtator.
Ju sigurojme se punimet jane cilesore dhe modulet e perdorura per shtrimin e gureve gelqeror jane te veçanta dhe do tja shtoj bukurin qytetit tone.