Në datat 29-30 Mars, Berati vizitohet nga Drejtoresha e Pergjithshme e UNESCO-s, ne kuadrin e projektit Ura e Gorices Flet. Ne keto dy dite, Berati do te kthehet ne qytetin festiv te Ballkanit. Do të ketë një foto ekspozitë nga fotografë të shquar; piktorë Ballkanas do të organizojnë një koloni arti gjatë së cilës do të pikturojnë dhe pikturat e tyre do t’ia dhurojnë qytetit. Dhe risia e këtij aktiviteti është një shfaqje 3 dimensionale mbi Uren e Gorices ku do te pasqyrohet historia e ures dhe e qytetit me nje shfaqje sensancionale te realitetit virtual. Shihemi ne shfaqje. Më poshte është programi i aktivitetit:
29.03.2014 ora 14.00 – Galeria e Arteve Edëard Lear Foto-ekspozitë “Çfarë mërmërisin ujrat”
29.03.2014 ora 16.00- Ura e Gorices – Panair Artizanati me punime te artizaneve te Beratit dhe Gjirokastres
29.03.2014- ora 18.00- Lagjia Gorice Koncert i grupeve Shqiptare dhe Bullgare
29.03.2014 ora 19.00 Spektakël 3D animacion i Urës së Goricës
30.03.2014 – 18.00 Koloni arti me piktoret e Ballkanit – Galeria e Arteve
30.03.2014- ora 19.00 – Lagjia Gorice- Koncert i grupeve Shqiptare dhe Bullgare