Bashkia Berat nepermjet strukturave te Sherbimit Social eshte perpjekur te njohe te gjitha shqetesimet e te jete sa me afer problematikes se familjeve ne nevoje, personave me aftesi te kufizuar, grave k/familjare, femijve, moshes se trete dhe komuniteteve rome e egjyptiane.
Ne do te deshironim qe numri i atyre qe perfiton ndihme ekonomike te ishte me i vogel nga sa eshte tani.Kjo kategori, nepermjet politikave qendrore dhe vendore te sistemohej sa me shume qe te jete e mundur ne pune.Ne vertet jemi sot ne 1 mjedis shume te bukur,por do te deshironim qe kjo pamje te ishte ne cdo cep ,lagje te qytetit dhe bashkise se re Berat.
Bashkia Berat dhe Drejtoria e Sherbimit social ne partneritet me Organizata Nderkombetare e OJF qe veprojne ne fushat e Sherbimit Social ka bashkepunuar dhe perfituar projekte dhe grante ne sherbim te komuniteteve rome e gjyptiane .
Donator si PNUD, IDM, “Save the children”,”ARSSIS” “UNICEF” NPF kane qene te gatshem te jene present ne zgjidhjen e problematikave te ndryshme dhe implementimin e projekteve te tyre ne menyre qe bashkia Berat te kete cilesi te larte ne ofrimin e sherbimeve sociale.
Rezultat i bashkepunimit eshte perfundimi i hartimit te PLANIT VENDOR SOCIAL te bashkise Berat.
Kryetari i Bashkise z.Petrit Sinaj kerkoi angazhimin maksimal te te gjithe aktoreve per realizimin sa me te shpejte te skemes se re te ndihmes ekonomike.