Ekspertë të Fondit Shqiptarë të Zhvillimit diskutuan më stafin e Bashkisë Berat në lidhje me financimin e projekteve nga Programi i Bankës Boterore për Zhvillimin Urban dhe Turistik në Shqipërinë e Jugut. Janë dy projekte të cilat janë paraqitur si prioritare nga Bashkia Berat për t’u financuar nga Banka Boterore në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit ;dy rrugët lidhëse më Kalanë, Rrruga automobilistike ‘’ Muzak Topia’’ dhe Rruga me kalldrëm për në Kala. Brenda datës 18 Prill 2016 duhet të behët gati detyra e projektimit për të dy projektet, ndërkohë Bashkia Berat merr përsipër mbulimin e financimit për përgatitjen e projektit teknik të rrugës ‘’ Muzak Topia’’. Projektet synojnë që të rrisin standartin e askesit drejt Kalasë së Qytetit si pika më me interes për turistët, duke rehabilituar infrastrukturën nëntokësore, ndriçimin dhe zgjerimin e vend-parkimeve.