Kryetari i Bashkise z. Petrit Sinaj ka inspektuar sot fillimin e punimeve per objektin “Rikonstruksion i stadiumit “Tomorri” ne lagjen “30 vjetori ” .Fondi i akorduar per rregullimin e stadiumit nga Bashkia Berat shkon ne vleren 49 458 430 leke, investim i cili akordohet pas nje periudhe 5 vjeçare mungese, dhe do te implementohet i ndare ne 2 lote.
Loti i pare konsiston ne rregullimin dhe drenazhimin e fushes. Loti i dyte do te implementohet vitin tjeter ,qe perkon dhe me 95 – vjetorin e krijimit te ekipit “FK Tomori 1923” SH.A .Ky lot do te perfshije rregullimin me te gjere te stadiumit, ne ambientet e brendshme, akomodimin, sistemin e ndricimit, paisjen me stola te pjeseve rrethuesve te stadiumit dhe nje sere restaurimesh.
Krahas ketij investimi stadiumi preket ne fasaden e jashtme nga projekti qe do te rregulloje fasadat po ne kete lagje, qe do te jete hallke e nje sere investimesh qe Bashkia Berat po realizon ne lagjen “30 vjetori”, duke i dhene jete dhe ngjyrat qe i takon kesaj lagjeje thuajse te harruar nga investimet prej nje kohe shume te gjate.