Promovimi i vlerave te Kodikeve te Beratit – detyrim per te paret dhe brezat qe vijne.
Aktiviteti u zhvillua dje me fokus Kodiket e Beratit, i titulluar”Kodiket e Beratit, monumente te se shkuares dhe te se ardhmes”.Aktiviteti u organizua nga Bashkia e Beratit ne bashkepunim me Mitropoline e Shenjte dhe Shoqerine Biblike Nderkonfesionale. Ishin te pranishem ne kete aktivitet kreu i Bashkise Sinaj, Mitropoliti i Beratit, Hiresia e Tij Imzot Ignati , qytetare , historiane , studiues,etj.
Ne pershendetjen e tij Kreu i Bashkise Sinaj theksoi rendesine e vecante qe ka ruajtja e pasurise se madhe qe na kane lene te paret,e ne kete kuader edhe perhapja e ketyre vlerave.
Diskutimet e te pranishmeve u perqendruan ne arkitekturen kishtare dhe koleksionin e kodikeve .Ato synonin sensibilizimin e opinionit qe kete pasuri te jashtezakonshme qe na kane lene brezat ta ruajme dhe ta perdorim , si nje menyre per te evidentuar vlerat me te mira te qytetit dhe qytetarise beratase.
Nga 102 kodike qe ruhen ne arkivin qendror te shtetit , 72 i takojne Beratit nder te cilet beratinus1 dhe beratinus 2 perkatesisht 1600 dhe 1300 vjecar.
Nderkaq kodiku i Purpurt i Beratit, ku gjenden ungjijte sipas Mateut dhe Markut mbetet nje nga veprat me te rendesishme te njerezimit i mbrojtur nga UNESCO.