Bashkia Berat në mbështetje të nismës kombëtare “Për një Shqipëri të Pastër”, si dhe me rastin e sezonit turistik hartoi Planin e Veprimit “Për një Berat të Pastër” të detajuar , zonën ku do të pastrohet, sasitë dhe llojin e mbetjeve që do te largohen, mjetet që do të përdoren, personat përgjegjës dhe drejtuesit e këtij plan-veprimi.
Për të perfshirë edhe komunitetin, në median lokale u njoftua publikisht aksioni i pastrimit dhe u ftuan të gjitha grupet komunitare që t’i bashkoheshin nismës së Bashkisë.
Në përfundim të aksionit deri në këto momente, janë larguar nga mjediset publike rreth 300 m³ mbetje inerte të ngurta, 200 m³ mbetje urbane.
Në këtë aksion morën pjesë të gjitha ndërmarrjet e varësise së Bashkise, nxënësit e shkollave 9- vjeçare e të mesme, firma sipërmarrëse e pastrimit dhe firma ndërtuese “Friulana Bitumi SRL”.
[nggallery id=25]