NORMALIZIM I SITUATËS NË RRUGËT KRYESORE TË QYTETIT
12/05/2018
Investime, Të Reja
946 Views
Reshjet e rëna me intensitet të lartë krijuan dje përmbytje jo vetëm në aksin kryesor të rrugës, por edhe në disa banesa të lagjes “28 Nëntori” (te MCR), në lagjen “30 – Vjetori” dhe Njësinë Administrative Otllak. Prurjet e ujit te Agjencia sollën mospërballimin e shkarkimit të ujërave të larta në tubacionin kryesor, duke shkaktuar ulje të soletinave dhe çarje të tubit. Menjëherë u mblodh shtabi i emergjencave të Bashkisë nën drejtimin e Kryetarit të Bashkisë, z. Petrit Sinaj, dhe u përcaktuan detyrat për çdo institucion. Qysh dje pasdite, rreth orës 18:00, gjatë natës dhe sot vazhdon pandërprerje puna për normalizimin e situatës. U përfshinë në këtë aksion, duke vënë në dispocicion kapacitetete e tyre njerëzore dhe materiale, Drejtoria e MZSH-së, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Ndërmarrja e Gjelbërimit, si dhe sipermarrësi i pastrimit “Antea Group”. Ndërkohë po vazhdon puna për gërryerjen e inerteve të mbledhura nëpër rrugë, larjen e rrugëve nga balta, hapjen e kanaleve të shkarkimit, larje të banesave të dëmtuara, po pastrohet kanali, po riparohen soletat dhe tubacioni te Agjencia, deri në normalizimin e plotë të situatës.