Bashkia Berat ne kuader te 22 Shtatorit Dites Nderkombetare “Ne qytet pa makinen time” organizoi shetitjen me biciklete ne shetitore, ne segmentin Shkolla “B.D.Karbunara”- Ura e varur.
Ky aktivitetet i cili u realizua ne bashkepunim me Policine e Qarkullimit Rrugore dhe Drejtorine Arsimore ka si qellim sensibilizimin e qytetareve per perdorimin e biçikletes, transportit urban apo ecjen ne kembe, duke ndikuar pozitivisht ne shendetin e tyre dhe mjedisin urban.
Ky aktivitet gjithashtu finalizoi edhe plan-veprimin ” Mbi permiresimin e mjedisit urban ne qytet”, ku prej afro 10 dite ndermmarrja e Rruge-trotuareve, Ujesjelles-kanalizimeve dhe Ndermarrja e gjelberimit kane kryer punime pastrimi te trotuareve, bordurave, pusetave, kunetave, pritave dhe perrenjeve.
Eventet mjedisore tashme jane bere tradite ne qytetin dhe sektori i mjedisit prane bashkise synon ne ndryshimin e sjelljes dhe te mentalitetit te komunitetin mbi mjedisin e perbashket dhe menaxhimin e tij.
22 Shtatori si Dita europiane e qyteteve te pastra pa makina, eshte krijuar per te nxitur njerezit te shmangin perdorimin e mjeteve motorike per distanca te vogla, jo vetem si nje menyre per uljen e shkarkimeve te gazrave ndotes ne ajer, por edhe per te nxitur ecjen ne kembe, duke shmangur ne kete menyre pasivitetin , obezitetin, sidomos te te rinjeve ne mbrojtje te shendetit te tyre.
Shkollat 9-vjecare Mangalem, 22 tetori dhe “1 Maj’ iu pergjigjen sot kesaj nisme, duke shpresuar qe bicikleta te jete nje mjet levizes popullor per te gjithe komunitetin.