U zhvillua sot mbledhja e Keshillit Bashkiak Berat me kete rend dite:
1. Relacion dhe Projekt – Vendim: Mbi miratimin e dhënies së mandatit të Këshilltarit të Këshillit Bashkiak Berat, Z.Nexhip Lyto Shahu, të Subjektit Politik LSI.
2. Relacion dhe Projekt – Vendim: Mbi miratimin e disa ndryshimeve në VKB-në nr.6 dt.28.07.2015, mbi miratimin e komisioneve të Këshillit Bashkiak. Z.Nexhip Shahu të emërohet si anëtar në Komisionin e Shëndetësisë, Rendit dhe Mbrojtjes Civile.
3. Relacion dhe Projekt – Vendim: Mbi miratimin e disa ndryshimeve në VKB-në nr.6 dt.28.07.2015, mbi miratimin e komisioneve të Këshillit Bashkiak. Z. Donald Molishti të emërohet si anëtar në Komisionin e Turizmit, Kulturës, Trashëgimisë Kulturore dhe Vlerësimit të Figurave.
4. Relacion dhe Projekt – Vendim: Për dhënien e ndihmës ekonomike, pagesës së paaftësisë dhe kompensimit të energjisë elektrike për periudhën 1-31 Janar 2017.
5. Relacion dhe Projekt – Vendim: Mbi miratimin e bursave për nxënësit e viteve të dyta e lart, të shkollave të mesme, për vitin shkollor 2016-2017
6. Relacion dhe Projekt – Vendim: Mbi miratimin e bursave për studentët e viteve të para për, vitin shkollor 2016 – 2017.
7. Relacion dhe Projekt – Vendim: Për miratimin e “Buxhetit Faktik” të vitit 2016 dhe përdorimin e të ardhurave të trashëguara nga viti 2016.
8. Relacion dhe Projekt – Vendim: Mbi zbatimin e VKM-së NR. 336, datë 04.05.2016 , “Për transferimin e aksioneve të Shoqërive të tregjeve, të tregtimit me shumicë dhe pakicë të fruta-perimeve, në Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore”.
9. Relacion dhe Projekt – Vendim: Mbi përdorimin e fondit rezervë të Bashkisë, për përballimin e shpenzimeve të varrimit për invalidin e Luftës Nacional Çlirimtare, Vrenos Shinko.
10. Relacion dhe Projekt – Vendim: Për miratimin e planit financiar të banesave sociale për Vitin 2017.
11. Relacion dhe Projekt – Vendim: Mbi miratimin e listës së familjeve që përfitojnë grandin e menjëhershëm për banesa me kosto të ulët dhe kredi të zbutur nga BKT-ja.
12. Relacion dhe Projekt – Vendim: Mbi masën e subvencionimit të qirasë për banorët e banesave sociale.
13. Relacion dhe Projekt – Vendim: Për miratimin e rregullores për organizimin dhe funksionimin e strukturave komunitare në Bashkinë Berat.
Tags mbledhjekb5